DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

LDK: Regresi i lirisë së mediave lidhet drejtpërdrejt me qasjen e Qeverisë Kurti

3 Maj 2025
A A
Këta janë dhjetë kandidatët më të votuar të LDK-së në Ambasada
Share on Facebook

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e gjen Kosovën me rezultat jashtëzakonisht shqetësues, sa i përket lirisë së medias- pushtetit të katërt.

Kosova, sipas Indeksit të Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij(RSF), ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit të saj, duke u renditur në pozitën e 99-të nga 180 vende të vlerësuara, më së keqi në gjithë rajonin, një tregues alarmant i përkeqësimit të mjedisit mediatik në vend.

Raportet e tilla, LDK-ja thotë se janë dëshmi e qartë e përkeqësimit sistematik të gjendjes së lirisë së medias.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ky regres, lidhet drejtpërdrejt me qasjen e Qeverisë Kurti ndaj mediave, pasi për katër vjet qeverisje, ky pushtet ka sulmuar gazetarët, denigruar mediat kritike si dhe tentuar të heshtin fjalën e lirë.

“Liria e mediave është gurthemeli i një demokracie funksionale; kur gazetarët censurohen ose frikësohen, qytetarët privohen nga e drejta për t’u informuar, ndërsa abuzimet e pushtetit mbeten në hije. Demokracia nuk mund të mbijetojë aty ku mungon liria e shtypit, prandaj kjo rënie drastike në indeksin ndërkombëtar është alarm për gjendjen e demokracisë në vend”, thuhet tutje në reagimin e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se do të vazhdojë të ngrejë zërin kundër çdo retorike përçarëse apo veprimi arbitrar që cenon mediat e pavarura.

“Ne jemi të vendosur të veprojmë si gardianë të lirisë së shprehjes, do të punojmë shumë që në qeverisjen e ardhshme të ketë respekt të plotë për mediat e lira, institucione të pavarura dhe llogaridhënie demokratike. LDK është mirënjohëse dhe falënderuese për përkushtimin e gazetarëve që edhe përkundër presioneve e kërcënimeve, vazhdojnë të palëkundur të mbajnë të informuar publikun, hulumtojnë dhe të thonë të vërtetën”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 097)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com