DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

LDK rikthen në listë për deputet ish kryetarin e rinisë, që e kishte lënë partinë për PDK-në – Kadri Veselin e quante hero

13 Maj 2026
A A
LDK rikthen në listë për deputet ish kryetarin e rinisë, që e kishte lënë partinë për PDK-në – Kadri Veselin e quante hero
Share on Facebook

Para jo shumë vitesh e quante Kadri Veselin hero, kurse në këto zgjedhje LDK ia ka hapur dyert sërish që të kandidojë për deputet.

Është fjala për Armend Ibrahimin, ish kryetar i forumit rinor të LDK-së në kohën kur kjo parti drejtohej nga Isa Mustafa.

Por edhe Ibrahimi pas pakënaqësive të brendshme në vitin 2017 kishte braktisur LDK-në për t’iu bashkuar PDK-së, që atë kohë drejtohej nga Kadri Veseli.

Madje në momentin e aderimit në PDK, Ibrahimi nuk kishte hezituar që t’i thurte lavde në piedestal Veselit, duke e quajtur hero.

Armend Ibrahimi kishte braktisur LDK-në kohë më parë se sa Vjosa Osmani, por duket se kanë vendosur rikthimin në të njëjtën kohë.

Ai në këto zgjedhje kandidon në listën e LDK-së ku është edhe Vjosa Osmani.

Siç mëson Veriu.info ai është emër i propozuar nga Vjosa Osmani në këtë listë.

Më poshtë ju sjellim deklarimin e plotë të Ibrahimit kur “ekzaltohej” nga aderimi dhe takimi me Kadri Veselin:

Të dashur miq – Faleminderit për përkrahjen e jashtëzakonshme

Të gjithë ata të cilët i kuptojnë zhvillimet politike – e kuptojnë se ky është projekt i rindertimit të unitetit nacional shtetëror dhe i pajtimit të brendshëm politik – që përmes partive të punojmë për Kosovën dhe jo anasjelltas; në këtë mes z. Veseli është hero i përmbylljes së fazës së parë të tranzicionit demokratik në Kosovë; andaj me shumë deshirë e pranova ftesën e tij për angazhim të përbashkët për Kosovën – Atdheun tonë.

Deshiroj t’i falënderoj të gjithë ata të cilët me zemër më dërguan mijëra mesazhe të sinqerta, përkrahëse e motivuese, në prag të fillimit të ri për Kosovën; Unë do ta ruaj me fanatizëm lidhjen tonë dhe do të jap maksimumin tim që të garantoj hapsirën e merituar për secilin prej jush në ekipin tonë të ri. Besoj në suksese të përbashkëta; kam shumë energji dhe vullnet, që në vend të përçarjes të promovojmë bashkëpunimin dhe t’i trajtojmë pa kompromis çështjet e interesit nacional shtetëror. Ju falenderoj për përkrahjen dhe për lutjet tuaja.

Me ndihmën e Zotit do të i’a kthejmë Popullit shpresën – së bashku! #FillimiRi

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 615)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 824)
  • Opinione (48)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (354)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com