DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lekaj: Koha që Kurti të lëshojë pe – AAK kishte 9 deputetë kur Rugova ia dha pozitën e kryeministrit Haradinajt

4 Qershor 2025
A A
Lekaj i ashpër me VV’në: Konstituoni Kuvendin e mos folni broçkulla
Share on Facebook

Pal Lekaj nga AAK-ja thotë se ka ardhë koha që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të lëshojë rrugë, e të ia japë dikujt pozitën e kryeministërit, në mënyrë që të zhbllokohen institucionet.

Lekaj në emisionin Pressing në T7 tha se Kosova ka një krizë politike dhe institucionale, kjo pasi nuk po arrin të konstituohet Kuvendi.

“Kosova ka një krizë politike, institucionale, sepse nuk kemi parlament, që e monitoron qeverinë, dhe kemi një qeveri të dorëhequr, që ia kufizon mandatin, edhe kryeministrit edhe dikastereve. Kjo ka shkaktuar problem edhe në ekonominë e Kosovës, e sidomos ehde në proceset ndërkombëtare. Është për t’u çuditur që Kurti pas zgjedhjeve nuk ka ditur ta menaxhojë situatën, thua që e ka fituar shumicën paralamentare dhe është i vetmi që mund ta formojë qeverinë e konstituojë Kuvendin”.

Lekaj thekson se përgjegjësia për këtë bllokim i bie Kurtit dhe VV’së, pasi thotë se me këto veprime dëshirojnë të shkojnë prapë në zgjedhje, dhe fajin të ia vënë ish-opozitës.

“Përgjegjësia kryesore i bije Kurtit e VV, dhe ajo që kam parë për këta muaj, krejt politika e tyre, është që të krijohet një narracion, që nëse shkohet në zgjedhje atëherë t’i bie faji opozitës. Këtë drejtim, është duke gabuar, është duke i shkaktuar problem vendit, e sidomos qytetarëve të Kosovës”.

Sipas tij, Kurti duhet të lëshoj rrugë, duke ia dhënë dikujt pozitën e kryeministër, vetëm që vendi të zhbllokohet sa më shpejt. Ai përmendi rastin kur ish-presidenti Ibrahim Rugova, i cili kishte fituar shumicën parlamentare, ia kishte dhënë pozitën e kryeministrit, Ramush Haradinajt, ku partia e tij kishte fituar vetëm 9 deputetë.

“Ka ardh kohë, ose Kurti të lëshojë pe sa i përket krijimit të institucioneve, të mos jetë i ngurtë, të kthehet nga ish-opozita. Po e marr shembullin e ish-presidentit Rugova, ne Aleanca i kemi pas diku 9 deputetë, edhe pse ka qenë partia e parë, ia ka ofruar pozitën e kryeministrit, Haradinajt.

Nëse e sheh që nuk ka zgjedhje, pse nuk e ofron pozitën e lidershipit, nëse thotë se ja du të mirën e vendit, le të lëshon rrugë”, përfundon Lekaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 277)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com