DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet

9 Tetor 2026
A A
​Licencat e furnizuesve privatë jashtë agjendës së ZRRE-së, KEK-u prioritet
Share on Facebook

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), në agjendën e parë të publikuar për mbledhjen me Bordin e ri, përkatësisht seancën e dhjetë për 2026, nuk ka përfshirë furnizuesit privatë të energjisë elektrike, licencat e të cilëve kanë skaduar gjatë muajit shtator, ndërsa ka përfshirë aplikacionet e KEK për prodhimin e energjisë elektrike nga TC Kosova A dhe TC Kosova B.

Sipas agjendës së publikuar, seanca është paraparë të mbahet më 9 tetor 2026, nga ora 14:00. Përveç shqyrtimit të aplikacioneve të KEK-ut, në rendin e ditës janë përfshirë edhe kërkesa të shumta për autorizime për vetë-konsum nga biznese dhe persona fizikë.

Megjithatë, në këtë agjendë nuk figurojnë pika për shqyrtimin e licencave të furnizuesve privatë që kanë skaduar.

KosovaPress i ka drejtuar pyetje ZRRE-së lidhur me arsyet pse aplikacionet e KEK-ut janë përfshirë në agjendën e Bordit, ndërsa aplikacionet e prodhuesve privatë me licenca të skaduar nuk figurojnë në të njëjtën agjendë.

Po ashtu, redaksia ka kërkuar të dijë se sa ndërmarrje private kanë licenca të skaduar ose aplikacione për vazhdimin e tyre në pritje të shqyrtimit, si dhe nëse për KEK-un dhe prodhuesit privatë zbatohen të njëjtat standarde ligjore dhe procedurale, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 194)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com