DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Liderët urojnë qytetarët për Kurban Bajram, bëjnë thirrje për solidaritet dhe respektin për njëri-tjetrin

27 Maj 2026
A A
Liderët urojnë qytetarët për Kurban Bajram, bëjnë thirrje për solidaritet dhe respektin për njëri-tjetrin
Share on Facebook

Liderët institucionalë dhe politikë të Kosovës kanë uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe solidariteti, uniteti dhe respekti për njëri-tjetrin.

Ndër të parët që uroi qytetarët ishte kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se shqiptarët duhet të udhëhiqen çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe për shoqërinë.

Urim për festën përcolli edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila vizitoi Myftiun Naim Tërnava në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Para mediave, Haxhiu tha se Kurban Bajrami rikujton vlerat që duhet ta bashkojnë shoqërinë dhe institucionet.

“Festa e Kurban Bajramit është festë e shenjtë e besimit islam dhe kjo na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit, mirësisë, respektit e përkushtimit për vendin, vlera këto që duhet t’i mbajmë lartë e më lartë dhe rreth së cilave duhet të jemi të bashkuar edhe si institucione, edhe si qytetarë, por edhe si shoqëri”, tha Haxhiu.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, uroi që kjo festë të sjellë paqe, shëndet, harmoni dhe begati në çdo familje.

“Krizat do të jenë të përkohshme, përderisa angazhimi dhe vullneti ynë për ndryshim, për dinjitet dhe për një të ardhme më të mirë do të jetë gjithmonë më i madh. Prandaj, uroj që kjo festë të shërbejë edhe si frymëzim që të jemi më të bashkuar, më afër njëri-tjetrit dhe më të vendosur për ta ndërtuar një Kosovë me më shumë mirëqenie, zhvillim dhe shpresë për çdo familje”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në mesazhin e tij vuri në pah rëndësinë e vlerave njerëzore që simbolizon kjo festë.

“Kurban Bajrami na kujton vlerat më të bukura njerëzore. Na kujton sakrificën, solidaritetin, afërsinë me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më së shumti nevojë. Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi; një ditë që na rikujton se forca e një shoqërie matet me humanizmin, respektin dhe dashurinë që ndajmë mes vete, por edhe me besimin e falënderimin ndaj Krijuesit”, ka shkruar Abdixhiku.

Urime për festën përcolli edhe ish-presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava.

Ajo falënderoi BIK-un për mbështetjen ndaj familjeve në nevojë dhe për bashkëpunimin në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Edhe në këtë vizitë, përcollëm urimet tona më të sinqerta për paqe, shëndet, harmoni dhe begati në çdo familje. Kurban Bajrami na kujton vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe humanizmit, duke na afruar më shumë me njëri-tjetrin”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Vizitë në BIK zhvilloi edhe kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i cili tha se Kosova dhe populli shqiptar janë me fat për harmoninë fetare dhe për mesazhin që Bashkësia Islame përcjell për një shtet të së drejtës.

“Ky mesazh na rikonfirmon se prioriteti kryesor i yni duhet të jetë gjithmonë një shtet human, i cili nuk e lë pas dore asnjë qytetar dhe që punon për mirëqenien e secilës familje në Kosovë”, ka shkruar Gjini.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 593)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 365)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (342)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com