DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Limaj: Kurtit i thashë, nëse më keni ftuar për shkak se u duhen tri votat e Nismës, t’i jap pa kushte

28 Tetor 2025
A A
Nesër mund të dalë “Tym i bardhë” nga Kuvendi, Fatmir Limaj pritet të jetë kandidati i ri për kryeparlamentar
Share on Facebook

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zbuluar detaje nga takimi i tij i parë me deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Limaj tregoi se i ka ofruar votat e Nismës pa kërkuar asnjë marrëveshje në këmbim.

Limaj theksoi se që në nisje të bisedës e ka sqaruar raportin: nëse i duheshin vetëm tri votat e Nismës, ato do t’i jepeshin pa asnjë kusht, duke mos e futur Kurtin në negociata të sikletshme politike.

Ai shtoi se ka qenë i gatshëm të dalë publikisht në parlament dhe t’ua shpjegojë qytetarëve vendimin për të mbështetur një qeveri të pakicës, pa u bërë pjesë e saj dhe pa asnjë detyrim ndaj Nismës.

“Në takimin e parë me kryeministrin i kam thënë për çka më ke ftu, a me ke ftu për t’i dhënë votat, apo për partneritet. Nëse më keni ftuar për shkak se u duhen tri votat e Nismës, e mbyllim këtë temë këtu dhe unë kam vendosur t’i jap votat pa asnjë temë. S’kam dashur ta shoh kryeministrin në një situatë të sikletshme, ‘kam nevojë’, kam dashur ta liroj nga kjo”.

“Nuk kisha dëshirë të shkojë në atë, thjesht t’u krijohej mundësia institucioneve, nuk doja që kryeministri i vendit të ndjej ndonjë siklet në këtë situatë”, tha ai.

“I thash unë dal në parlament dhe arsyetoj, qytetarëve t’u tregoj pse kemi vendosur ne Nisma ta votojmë një qeveri të pakicës pa marrë pjesë në të dhe pa pasur ti asnjë obligim ndaj nesh”, tha Limaj.

Megjithatë, sipas Limajt, Kurti ka insistuar për një bashkëpunim më të thellë.

“Z.Kurti më ka thënë po dua partneritet. Shprehu mirënjohje, falënderim për atë që ne nuk jemi të interesuar ta fusim në negociata e siklet, por tha unë jam i interesuar për partneritet. Tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes, me ministri”, u shpreh Limaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 122)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com