DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Liri për Çlirimtarët”: Në ekranin e famshëm të New Yorkut, diaspora do të shfaqë përkrahjen për katërshen e UÇK-së

6 Shtator 2026
A A
“Liri për Çlirimtarët”: Në ekranin e famshëm të New Yorkut, diaspora do të shfaqë përkrahjen për katërshen e UÇK-së
Share on Facebook

Një mesazh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pritet të shfaqet të hënën në një prej hapësirave më të njohura të New Yorkut – Times Square.

Veprimtari i diasporës shqiptare në SHBA, Shpend Gjocaj, ka bërë të ditur se më 7 shtator në ekranet e Times Square do të transmetohet grafika me mesazhin “Freedom for the Liberators” që në gjuhën shqipe ka kuptimin “Liri për Çlirimtarët”.

Sipas konfirmimit të publikuar prej tij nga “Welcome to Times Square”, mesazhi do të shfaqet gjatë ditës, me transmetime që zgjasin nga 15 deri në 30 sekonda, në çdo orë.

Shfaqja në zemër të New Yorkut vjen në një periudhë kur në Kosovë, SHBA dhe vende të tjera po organizohen aktivitete në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pak ditë para shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në Kosovë, aktiviteti qendror do të jetë “Marshi për Liri”, i paralajmëruar për 12 shtator, në orën 14:00, me nisje nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë.

Platforma “Liria ka Emër” ka nisur ndërkohë nismën mbarëkombëtare “Kosova po pret”, në kuadër të së cilës janë paralajmëruar një sërë aktivitetesh publike, përkujtimore dhe ndërgjegjësuese.

Në këtë kuadër janë paraparë edhe “Netët e Lirisë”, me tubime dhe ndezje simbolike të zjarreve në shtatë zonat operative të dikurshme të UÇK-së. Pjesë e agjendës është edhe vendosja e flamujve kombëtarë dhe emblemave të UÇK-së në lokacione të ndryshme.

Aktivitetet kanë nisur tashmë. Më 5 shtator, në Llap u ndez “Zjarri i Lirisë”, në një organizim ku morën pjesë edhe ish-komandantë e veteranë.

Ndërkaq, sonte, më 6 shtator, në orën 19:00, është paralajmëruar një tjetër tubim, kësaj radhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Mbështetja pritet të shtrihet edhe në Hagë. Sipas planit të bërë publik, mbështetësit do të mblidhen në mbrëmjen e 15 shtatorit, një natë para shpalljes së aktgjykimit.

Grumbullimi në Hagë është paralajmëruar të nisë në orën 22:00 dhe të vazhdojë gjatë gjithë natës, deri në fillimin e seancës më 16 shtator.

Kështu, ditët në prag të vendimit në Hagë po shoqërohen me një varg aktivitetesh, nga Prishtina e zonat e dikurshme të luftës në Kosovë, deri te një prej shesheve më ikonike të botës – Times Square në New York.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com