DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lirohen 28 të akuzuarit për korrupsion dhe vepra tjera penale në rastin e “Patentë shoferëve”

16 Maj 2025
A A
Gjykata revokon aktvendimin për sigurimin e provave nga Serbia në gjykimin ndaj dy të akuzuarve për mashtrim
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuza për korrupsion dhe vepra tjera penale 28 të akuzuarit në rastin e njohur si “Patent Shoferët”. Ata janë liruar pasi nuk është provuar se kanë kryer veprat penale për të cilat janë ngarkuar.

Aktgjykimi lirues është shpallur të premten nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatëses Dermaku, gjatë rrjedhës së procedurës, Gjykata ka marrë aktvendim me të cilin ka revokuar vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, të dëshmitares bashkëpunuese Adleina Gashi, dhe ka shpallur provat të papranueshme – konkretisht, masat e fshehta të përgjimeve, pasi ato janë marrë pa aktvendim për fillimin e hetimeve. Kjo për shkak se personave kundër të cilëve janë lëshuar urdhrat, u janë ditur të dhënat personale.

Sipas saj, gjykata ka konstatuar se masa për sigurimin e veprës penale, edhe pse është realizuar përmes një personi të infiltruar, është ndërmarrë pa aktvendim për fillimin e hetimeve.

Ajo ka shtuar se kjo aktakuzë është ngritur mbi bazën e masave të fshehta. Të pandehurit nuk i dinë veprimet inkriminuese, ndërkohë që aktakuza është përpiluar në mënyrë të përgjithshme, përkundër faktit që ajo është kthyer për plotësim.

së fajësisë, është refuzuar edhe propozimi për anulimin e testit për patentë shofer, ashtu siç është kërkuar në propozimin e Prokurorisë.

Ndryshe, në seancën e 14 qershorit 2023, 28 nga 31 të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për akuzën e ngritur më 31 mars 2021 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në këtë rast, për korrupsion dhe vepra tjera penale akuzohen: Naser Llugaliu, Filloreta Ajvazi, Flora Ferizi, Adem Binakaj, Leurat Shehu, Agim Restelica, Flamur Lekaj, Shaban Zuka, Eduard Brahimaj, Dragan Zhivkoviq, Naser Bislimi, Azem Miftari, Labinot Ajeti, Magbule Mehmeti, Avdush Topalli, Premtim Topallli, Selim Rrustemi, Fatos Ferizi, Besfort Pozhegu, Naim Thaqi, Sylë Bejta, Ekrem Latifi, Dritmir Islami, Murtez Rama, Hasan Hasani, Milazim Demolli, Lindita Hoxha, Enver Fazliu, Burim Jashari, Fejzullah Ejupi dhe Bashkim Jetullahu.

Për Burim Jasharin, Fejzullah Ejupin dhe Bashkim Jetullahun, procedura penale ishte veçuar (për secilin veç e veç).

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com