DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

LKE fton qytetarët në “Marshin për Liri” më 12 shtator: Le të jetë pjesëmarrja jonë masive, do të ketë transport të organizuar nga e gjithë Kosova

8 Shtator 2026
A A
LKE fton qytetarët në “Marshin për Liri” më 12 shtator: Le të jetë pjesëmarrja jonë masive, do të ketë transport të organizuar nga e gjithë Kosova
Share on Facebook

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha edhe një herë u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, nga ora 14:00.

Tasholli, në një konferencë për media, u shpreh se mobilizimi qytetar po ndjehet kudo nëpër Kosovë dhe në diasporë.

“Kjo gatishmëri na bën të besojmë se në ditën e Marshit nuk do të jemi thjesht shumë njerëz në një vend. Do të jemi njerëz të bashkuar nga kujtesa, solidariteti dhe kërkesa për drejtësi. Prandaj, sot ftesa jonë shkon për secilin, ejani dhe bëhuni pjesë e Marshit. Ejani me familjet tuaja, me miqtë dhe me bashkëqytetarët tuaj. Le të jetë pjesëmarrja jonë masive, paqësore dhe dinjitoze”, bëri thirrje Tasholli.

Ai tha se lansimi i Orëve të pritjes brenda dhe jashtë Kosovës dhe ndezja e zjarreve nëpër Zona, janë shndërruar në vende takimi e bashkimi të qytetarëve, pa dallim.

“Kemi parë njerëz që kanë ardhur jo sepse dikush ua ka kërkuar, por sepse e kanë ndier se duhet të jenë aty. Kemi parë qytetarë të moshave të ndryshme, familje, të rinj e të reja dhe bashkatdhetarë tanë që kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë e kësaj thirrjeje. Zjarret e ndezura nëpër zona e kanë bartur të njëjtin mesazh nga njëri cep i vendit në tjetrin, kujtesa jonë është e gjallë dhe solidariteti ynë nuk është shuar. Ndërsa aksioni i sotëm para EULEX-it ishte vazhdimësi e kërkesës sonë për drejtësi”, theksoi Ismail Tasholli.

Ndërkaq, Eliza Hoxha njoftoi se do të ketë transport të organizuar nga e gjithë Kosova, në mënyrë që largësia të mos jetë pengesë për askënd që do të marrë pjesë në marsh.

“Nga qytetet dhe komunat anembanë vendit do të organizohen nisje drejt Marshit. Pikat e nisjes, oraret dhe detajet e transportit do të bëhen publike me kohë përmes njoftimeve tona zyrtare. Mesazhi ynë është i thjeshtë, kudo që jeni, bëhuni gati”, tha ajo.

Po ashtu, Hoxha ftoi qytetarët që ta vizitojnë ekspozitën “Ditari i një fotografi të luftës”, të fotografit Visar Kryeziu, e cila hapet sot në 19:00 në Galerinë e Arteve, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

“Përmes këtyre fotografive do të rikthehemi te pamjet dhe dëshmitë e një kohe që nuk duhet harruar, te sakrifica, qëndresa dhe çmimi i lirisë sonë. I ftojmë të gjithë qytetarët që sonte të na bashkohen, sepse kujtesa ruhet jo vetëm duke e treguar historinë, por edhe duke qenë bashkë kur ajo dëshmohet”, shtoi ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 640)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (182)
  • Shpallje (1)
  • Sport (421)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com