Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se tri partitë politike duhet të propozojnë një kandidat konsensual për president, si Murat Jashari.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se Jashari do të ishte kandidat përtej matematikave ekzistuese.
“Po, mund të bëhet befasi nga tri partitë politike, duke e emëruar një kandidat konsensual e jo tre, i cili mund të dilte si emër deri në mbrëmje dhe të ndaleshin spekulimet për Presidentin dhe kërcënimi i zgjedhjeve. Një kandidat si Murat Jashari, do të ishte kandidat përtej matematikave ekzistuese. Ndryshe, keqpërdorimi i zgjedhjeve për motive të dobëta, do të jetë kryefjalë e udhëheqësve aktualë, të katër partive në Parlament. Pa dashur të bëj gjykatësin, PDK është me më pak faj, megjithëse mund të ulë tensionet, duke dhënë emrin e kandidatit për president”, ka shkruar ai.
Potimi i plotë:
Sa më larg atdheut, ai bëhet më i dashur. Në këtë fundjavë, leximi i lajmeve nga Gjermania, po ma shton dëshpërimin, pse nuk kemi fuqi përbashkuese për ecje përpara. Pse dikush duhet të duket më i rëndësishëm se Kosova. Kushdo e vendosi veten mbi Kosovën, nuk la gjurmë të mirë.
Me të drejtë, partitë politike nuk e shqyrtuan propozimin e sotëm të pozitës. Si asnjë herë më parë, në politikën tonë duket i largët koncepti marrëveshje dhe konsensus. Lojërat politike kanë mund të ndalen kur qarkullonin emrat e Glaukut, Albulenës e ndonjë tjetër, para disa muajve.
Po, mund të bëhet befasi nga tri partitë politike, duke e emëruar një kandidat konsensual e jo tre, i cili mund të dilte si emër deri në mbrëmje dhe të ndaleshin spekulimet për Presidentin dhe kërcënimi i zgjedhjeve. Një kandidat si Murat Jashari, do të ishte kandidat përtej matematikave ekzistuese.
Ndryshe, keqpërdorimi i zgjedhjeve për motive të dobëta, do të jetë kryefjalë e udhëheqësve aktualë, të katër partive në Parlament. Pa dashur të bëj gjykatësin, PDK është me më pak faj, megjithëse mund të ulë tensionet, duke dhënë emrin e kandidatit për president.
