DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Luan Krasniqi i dërgon mesazh Albin Kurtit: Uroj që sa më shpejt të formohet Qeveria, punoni në interes të qytetarëve

11 Korrik 2026
A A
Luan Krasniqi i dërgon mesazh Albin Kurtit: Uroj që sa më shpejt të formohet Qeveria, punoni në interes të qytetarëve
Share on Facebook

Boksieri legjendar shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar në një koment në një status të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ky i fundit kishte folur për takimet me partitë opozitare, PDK dhe LDK, në kuadër të përpjekjeve për formimin e institucioneve të reja.

Përmes komentit të tij, Krasniqi i ka uruar Kurtit suksese në procesin e formimit të Qeverisë së re të Kosovës, duke shprehur dëshirën që vendi të ketë sa më shpejt institucione funksionale.

“Albin i nderuar, të uroj shumë suksese në formimin e qeverisë. Uroj që me përkushtim, mençuri dhe përgjegjësi të punoni gjithmonë në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës. Suksese dhe mbarësi në çdo hap”, ka shkruar Krasniqi.

Komenti i ish-kampionit të boksit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, ndërsa vjen në një kohë kur po vazhdojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare. Urimi i Krasniqit u interpretua si një thirrje për bashkëpunim dhe përgjegjësi politike në interes të qytetarëve të Kosovës.

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 436)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com