DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lura Pollozhani: Protestat nuk janë argëtim, por sinjal se diçka nuk po shkon

23 Tetor 2026
A A
Lura Pollozhani: Protestat nuk janë argëtim, por sinjal se diçka nuk po shkon
Share on Facebook

Lura Pollozhani, e ftuar në emisionin “Forum” në DTV Media, është pajtuar me analistin politik Visar Ymeri sa i përket rolit të lëvizjeve sociale, duke theksuar se ato nuk kanë për detyrë të ofrojnë menjëherë zgjidhje konkrete, por të sinjalizojnë se në shoqëri diçka nuk po funksionon.

Sipas Pollozhanit, lëvizjet sociale nuk janë domosdoshmërisht gjithëpërfshirëse dhe jo të gjithë pajtohen me arsyet apo kërkesat e tyre. Megjithatë, ato mund të përfaqësojnë një sinjal të fuqishëm për ekzistencën e problemeve ekonomike dhe shoqërore.

“Lëvizjet sociale janë sinjal se diçka nuk po shkon. Tani, a dakordohemi të gjithë me sinjalin? Jo gjithmonë, sepse lëvizjet nuk janë gjithmonë përjashtuese. Nuk ka gjithmonë dakordim me atë se për çfarë është lëvizja sociale, por simbolizon sinjal të fortë të një problemi ekonomik e shoqëror”, është shprehur ajo.

Pollozhani ka theksuar se barra për të gjetur zgjidhje dhe për të marrë vendime nuk duhet t’u ngarkohet vetë lëvizjeve sociale, pasi roli i tyre kryesor është të bëjnë të dukshëm problemin.

Ajo nuk është pajtuar as me interpretimin e protestave si formë argëtimi, duke theksuar se dalja e qytetarëve në rrugë është një mënyrë për t’u bërë faktor në shtet dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj gjendjes ekzistuese.

Sipas saj, protestat janë një formë e rëndësishme e veprimit qytetar, përmes së cilës shoqëria jep sinjal të qartë se kërkon ndryshim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 154)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com