DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

31 Korrik 2026
A A
Shefja e deputetëve të LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por të provojmë arrtijen e një marrëveshjeje për presidentin
Share on Facebook

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, në një konferencë për media pas takimit me u.d. presidenten Albulena Haxhiu dhe përfaqësues të tjerë të partive, tha se më 6 gusht kur mbahet seanca konstituive duhet të të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit.

“Ne synojmë që Kuvendi të konstituohet dhe dëshirojmë që sa më shpejt t’i japim institucione vendit tonë”, tha ajo.

“Nuk ka ndonjë ftesë tani meqë edhe janë përmbyllë proceset për çka i kishim ndërprerë dialogun tonë me Vetëvendosjen sa i përket institucioneve. Sapo të kemi një takim dhe të kemi dialog edhe marrëveshje do t’ua bëjmë [të ditur], nëse do të ketë marrëveshje”.

E pyetur nëse kanë preferenca për pozita, Lushaku mohoi që pozitat janë arsyeja kryesore pse po hyjnë në dialog me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo insistoi se parimet bazë të LDK-së duhet të respektohen për një marrëveshje të mundshme dhe tha se pozitat janë çështje “e dorës së tretë”.

“Çdo partneritet në mes partive politike ndërtohet mbi bazën e parimeve bazë sepse secila parti ka garuar me një program dhe me disa parime bazë. Jemi parti që qartësisht jemi të orientuar nga Perëndimi, i kemi vlerat tona bazike që dëshirojmë t’i imponojmë në çdo marrëveshje dhe në çdo krijim partneriteti. Dialogu mbi partneritetin dhe mbi një marrëveshje eventuale ndërtohet mbi parime edhe mbi pozitat, por fillimisht mbi parimet. Kah duam t’i orientojmë objektivat e programit tonë e pozitat janë çështje e dorës së tretë”.

Lushaku po ashtu u pyet mbi unifikimin brenda Grupit Parlamentar të LDK-së për këto negociata.

“Angazhimi i LDK-së edhe i deputetëve duhet të jetë në prizmin e bërjes së institucioneve të shtetit tonë, themelimit të institucioneve dhe dhënies së kontributit si parti për aq sa kemi fuqi politike. Grupi Parlamentar normalisht që duhet të jetë në harmoni me këtë deklaratë sepse Kuvendi i LDK është organi më i lartë, i cili bën orientimet strategjike dhe objektivat kryesore të partisë. Ne i nënshtrohemi vullnetit të anëtarësisë”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 660)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 901)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (398)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com