DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lushaku i drejtohet Kurtit: Të testuam sot, re nga provimi, ky votim është një mësim emancipues

26 Tetor 2025
A A
Lushaku i drejtohet Kurtit: Të testuam sot, re nga provimi, ky votim është një mësim emancipues
Share on Facebook

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar pas votimit në Kuvend, duke theksuar se sot votoi kundër Qeverisë Kurti dhe “për Kosovën”.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se ky votim është “një mësim emancipues për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete”.

“Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete”, ka shkruar ajo.

Deputetja ka theksuar se kryeministri Albin Kurti u testua sot dhe nuk kaloi provimin.

“Në fund, na thoje ‘me testoni’; të testuam sot: re nga ‘provimi’!”, ka shkruar Lushaku.

Postimi i plotë i deputetes Jehona Lushaku Sadriu:

SOT VOTOVA KUNDËR QEVERISË KURTI. PËR KOSOVËN, JO PËR PUSHTETIN!

Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete.

Nuk harrohet as falet katandidja dhe nëpërkëmbja populliste katërvjeçare që ia kanë bërë shtetit!

Por, as nuk ndërtohet besimi duke përçarë shoqërinë e duke sharë e fyer oponentët politikë.

Albin, sot, teksa prezantove një raport pune pa asnjë vizion, më kujtoheshin të gjitha premtimet që nuk i mbajte, shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës, skandalet e korrupsionit të njerëzve të tu, dhe dëmi që ia shkaktove imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

Tash e 8 muaj e ke mbajtur peng Kosovën me bllokada, me krizë institucionale, dhe me dështimin për t’i siguruar votat në Kuvend.

Një vend i tërë është mbajtur pezull nga taktikat tua politike dhe nga paaftësia për të ndërtuar mirëbesim. Për dëmin që ti i ke shkaktuar vendit, do të paguajmë gjatë të gjithë!

Ti, Albin, je bërë simbol i një zhgënjimi të madh politik.

Në fund, na thoje “me testoni”; të testuam sot: re nga ‘provimi’!

Prandaj, edhe nuk kalove!

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 110)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (338)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com