DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lushaku-Sadriu kritikon MASHT-in për maturën: Problemi i kopjimit ishte i parashikueshëm

20 Qershor 2026
A A
Shefja e deputetëve të LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por të provojmë arrtijen e një marrëveshjeje për presidentin
Share on Facebook

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas raportimeve për shpërndarjen e pyetjeve të provimit të maturës shtetërore, duke e cilësuar situatën si një dështim të paralajmëruar të institucioneve përgjegjëse.

Përmes një reagimi publik, ajo tha se gjatë kohës sa ishte anëtare e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës kishte propozuar ndryshime ligjore dhe masa konkrete për forcimin e sigurisë së procesit të testimit.

Sipas saj, një nga propozimet kryesore kishte qenë pajisja e qendrave të testimit me teknologji dhe sisteme monitorimi që do të parandalonin komunikimin dhe kopjimin gjatë provimit. Ajo pretendon se këto propozime nuk janë përkrahur nga institucionet përgjegjëse.

Lushaku-Sadriu ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për mungesë veprimi, duke argumentuar se kishte pasur kohë të mjaftueshme për të siguruar pajisjet e nevojshme dhe për të garantuar një proces të drejtë për maturantët.

“Po të kishit dashur, problemin e kopjimit e kishit zgjidhur me një tender! Madje me procedurë njëburimore siç keni vepruar për qindra miliona euro në raste të tjera. Në atë rast sot këto pajisje do të ishin nëpër sallat e testimit dhe maturantëve do të iu sigurohej një ambient i sigurtë e i drejtë!” tha Lushaku-Sadriu.

Ajo vlerësoi se rastet e raportuara të kopjimit dhe rrjedhjes së pyetjeve rrezikojnë kredibilitetin e testit dhe krijojnë pabarazi mes nxënësve që i janë nënshtruar provimit.

Në reagimin e saj, deputetja e LDK-së kërkoi përgjegjësi institucionale për zhvillimet e fundit, duke theksuar se arsimi nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga qeveria gjatë viteve të fundit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 788)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 491)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (500)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com