DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lushaku-Sadriu: LVV-ja e ka ditur saktë se po shkojmë në zgjedhje

26 Maj 2026
A A
Shefja e deputetëve të LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje, por të provojmë arrtijen e një marrëveshjeje për presidentin
Share on Facebook

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ditur të bëjë kompromis prandaj edhe vendi shkoi në zgjedhje për shkak të çështjes së presidentit.

Lushaku-Sadriu ka thënë se kjo parti e ka ditur që nga fillimi se do t’i nënshtrohemi edhe një herë zgjedhjeve prandaj edhe “luftojnë” se kë ta fajësojnë.

“Partia që i ka pasur 51% nuk ka arritur deri te një zgjidhje e ngërçit politik sepse nuk ka ditur të bëjë kompromis dhe e ka shkelur Kushtetutën shumë herë. Me thënë të drejtën, personalisht mendoj se i përshtatet shumë partisë së madhe, i përshtaten këto kriza. Sundimtarët zakonisht i bëjnë këto kriza politike për ta sunduar popullin. Në vend se të bëjnë politika që i lehtësojnë punën qytetarëve, nuk i dijnë as tri projekte zhvillimore. Në vend se të flisnim për këto projekte, ne flasim se kujt t’ia lëmë fajin”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Lushaku-Sadriu ka deklaruar po ashtu se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së sillte ligje në Kuvendin e Kosovës për t’u votuar me procedurë të shpejtë, duke e ditur saktë se do të shkojmë sërish në zgjedhje.

“Shefja e grupit parlamentar ka sjellë ligje për t’u votuar me procedurë të shpejtë sepse po shkojmë në zgjedhje. Sa herë e kam dëgjuar këtë frazë, duke menduar se e kanë për të bërë drama, a në fakt këta e kanë ditur saktë se po shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ish-deputetja e LDK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 406)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com