DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lushtaku: Egocentrizmi i Kurtit e mbylli çdo mundësi bashkëpunimi mes PDK-së dhe VV-së

27 Tetor 2025
A A
Lushtaku: Egocentrizmi i Kurtit e mbylli çdo mundësi bashkëpunimi mes PDK-së dhe VV-së
Share on Facebook

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se arsyeja pse PDK-ja nuk sheh mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si qeveris kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Lushtakut, “egocentrizmi i Kurtit, përçarja dhe mashtrimet që ai ka bërë para dhe pas fushatës” janë faktorët që kanë bërë të pamundur çdo bashkëpunim mes dy partive.

“Kemi qenë konsistentë në këtë përgjigje, kemi respektuar vullnetin e popullit. E kemi thënë që nga fillimi se egocentrizmi i Albin Kurtit, përçarja, mashtrimet që i ka bërë para por edhe pas fushatës, sigurisht që kanë qenë të mjaftueshme që ne t’ia japim vendimin tonë – një ‘jo’ të madhe për qeverisje, edhe pse s’kemi pasur ndonjë bashkëbisedim në këtë drejtim,” deklaroi ai.

Lushtaku shtoi se qëndrimi i PDK-së ka qenë i pandryshuar dhe se partia e tij respekton vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje, por nuk sheh bazë për ndonjë afrim politik me VV-në nën drejtimin aktual të Kurtit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 122)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com