DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Lushtaku mesazh diasporës: Kthjelluni nga hipnoza politika, thirrni mendjes

4 Janar 2026
A A
Lushtaku mesazh diasporës: Kthjelluni nga hipnoza politika, thirrni mendjes
Share on FacebookShare on Twitter

Mërgim Lushtaku, deputet i zgjedhur i PDK, ka shkruar një status, ku ka falenderuar qytetarët për votën ndaj tij.

Ai ka pasur një mesazh për diasporën, duke u kërkuar që të kthjellen nga hipnoza politike.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Të dashur miq e dashamirë,

Falë besimit tuaj do të vazhdoj të jem zëri dhe përfaqësuesi juaj në Kuvendin e Kosovës.

Nuk i gëzohem fitores personale kur shoh gjendjen në të cilën është katandisur shteti ynë nën këtë regjim. Për pesë vite në pushtet nuk morën kurrë përgjegjësi për dështimet, por zgjodhën shpifjen dhe etiketimin e kundërshtarëve politik si “miliarderë”, “kriminelë” e “vrasës”, duke mbjellë urrejtje për të fshehur paaftësinë.

Një thirrje të sinqertë kam edhe për një pjesë të bashkatdhetarëve tanë në diasporë. Qëndroni dhe jetoni realitetin e Kosovës, me paga të Kosovës. Paguani faturat, shkolloni fëmijët këtu dhe përballuni me shëndetësinë tonë. Faturat mujore shpesh janë sa një pagë mesatare, nuk kemi shëndetësi moderne e as sigurime shëndetësore, andaj qëndroni dhe jetoni këtu veç tre muaj, sepse vetëm kështu bie propaganda e këtij regjimi.

Kthjelluni nga hipnoza politike dhe herën tjetër votoni me arsye, jo me inat. Thirrni mendjes, mendoni me kokë të ftohtë dhe bëni krahasimet, ku ishim para pesë viteve dhe ku jemi sot krahasuar me vendet e rajonit.

Gjithsesi, urime për ata që zgjodhën varfërim dhe izolim. Më së shumti urime Martinit, Vuk Hamoviqit, urime atyre që janë kundër familjes, si dhe të gjithëve që janë kundër Kosovës.Në fund, falënderimi im shkon nga zemra për votuesit e PDK-së dhe veçanërisht për votuesit e mi. Faleminderit për besimin.

Nuk dorëzohemi!❤️

Mergim Lushtaku

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 499)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 998)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com