Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka thënë se nga takimi i thirrur nga presidentja presin një rezultat që i përgjigjet situatës politike aktuale, raporton Ekonomia Online.
“Shpresoj që të gjithë t’i ulin egot dhe ta shikojnë situatën me më shumë përgjegjësi, në mënyrë që të tejkalohet ky ngërç që është krijuar deri më tani. Shpresoj po ashtu që ftesës t’i përgjigjet edhe partia që ka fituar 48 mandate, në mënyrë që të kemi një rezultat që i përgjigjet realitetit politik.”
“Mbete të shihet edhe qëndrimi i kryetarit të partisë. Do të diskutojmë këtë çështje si në grupin parlamentar ashtu edhe në institucionet partiake,” ka shtuar ai.
