DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

LVV i përgjigjet PDK-së për nismën ligjore lidhur me Specialen në Kuvend

21 Shtator 2026
A A
Mbi 50 mijë euro për ndihmësit e deputetëve, me gjithë Kuvendin jofunksional
Share on Facebook

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj nismës së PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit që lidhet me Gjykatën Speciale, duke kërkuar fillimisht pritjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

LVV ka bërë të ditur se propozimin e PDK-së do ta shqyrtojë nga aspekti juridik, përfshirë përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe ndikimin e mundshëm në procedurat që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara.

Sipas LVV-së, çdo ndërhyrje duhet të merret në koordinim institucional dhe pas një analize të plotë juridike, veçanërisht për shkak të procedurave të apelit dhe interesave të ndryshme të ekipeve të mbrojtjes së katër ish-krerëve të UÇK-së.

Njoftimi i plotë:

1. Presim që Gjykata Kushtetuese të vendosë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, duke pasur parasysh se kërkesa e parashtruar në Gjykatë nuk është tërhequr.

Për këtë arsye, konsiderojmë të nevojshme që fillimisht të pritet vendimi i Gjykatës dhe të vlerësohen implikimet juridike që mund të dalin prej tij. 2.

Sa i përket propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit, LVV do ta shqyrtojë atë me kujdes nga aspekti juridik, përfshirë përputhshmërinë e tij me kornizën ligjore në fuqi dhe efektet që një ndërhyrje e tillë eventualisht mund të ketë në këtë fazë të procedurave pranë Dhomave të Specializuara.

Duke qenë se procedurat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së zhvillohen me ekipe të veçanta të mbrojtjes, çdo iniciativë duhet të vlerësohet me kujdes edhe në raport me interesat dhe strategjitë juridike të secilit rast. 3.

Vlerësojmë se në këtë fazë është më e rëndësishme të ndërtohet një qasje institucionale dhe shtetërore e koordinuar, e mbështetur në analizë të plotë juridike.

Çdo veprim duhet të ndërmerret vetëm pasi të jenë vlerësuar me kujdes pasojat e tij të mundshme juridike, veçanërisht në raport me procedurën në shkallë të dytë, përkatësisht procedurën e apelit.

Qëllimi duhet të jetë që veprimet institucionale të jenë të menduara, të bashkërenduara dhe të mos krijojnë pasoja të padëshiruara për proceset gjyqësore në zhvillim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 726)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 500)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (190)
  • Sport (437)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com