DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

LVV në Gjakovë reagon për rastin e drejtorit të dyshuar për pedofili: Militant i AAK-së me lidhje të forta me Ardian Gjinin

20 Maj 2026
A A
LVV në Gjakovë reagon për rastin e drejtorit të dyshuar për pedofili: Militant i AAK-së me lidhje të forta me Ardian Gjinin
Share on Facebook

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit nga “Piranjat”, ku drejtori i Shkollës Fillore në Damjan të Gjakovës, Nazmi Pnishi, dyshohet se u përfshi në akte të ngacmimit seksual dhe tentim abuzimi me një të mitur.

Përmes një komunikate zyrtare për media, LVV e ka cilësuar ngjarjen si “të turpshme” dhe ka hedhur akuza të rënda drejt udhëheqjes komunale të Gjakovës, duke pretenduar se drejtori në fjalë ka mbrojtje politike nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari Ardian Gjini.

Në reagimin e saj, Vetëvendosje thotë se Nazmi Pnishi nuk është thjesht një zyrtar shkolle, por një person me ndikim dhe lidhje të ngushta klienteliste me pushtetin lokal.

“Drejtori Pnishi nuk është thjesht drejtor shkolle i cili merrte edhe dekorata si drejtori i muajit nga DKA-Gjakovë, por është person me lidhje të afërta shoqërore me zyrtarë të Komunës së Gjakovës dhe kryetarin Gjini, militant dhe person me lidhje të forta brenda AAK-së, lidhje të cilat i pretendon edhe vet në pamjet e publikuara”, thuhet në komunikatë.

LVV ka ngritur dyshime se nëse rasti nuk do të bëhej publik nga emisioni investigativ, strukturat komunale do të tentonin ta mbulonin atë për shkak të interesave partiake, duke pasur parasysh se Komuna ende nuk ka shpallur një vendim zyrtar për shkarkimin e tij.

“Fakti që edhe në këto momente akoma nuk kemi vendim publik për shkarkimin e tij nga Komuna e Gjakovës, tregon se po të mos ndodhte publikimi i mbrëmshëm, aktet e këtij personi do mbuloheshin, vetëm e vetëm që të mos preken interesat e brendshme klienteliste e partiake.”

Vetëvendosje ka deklaruar se kjo ngjarje shpërfaq “degradimin moral dhe profesional” nën qeverisjen e Ardian Gjinit dhe ka kërkuar masa të menjëhershme ligjore.

“Shkarkimi dhe dënimi i këtij personi janë më e pakta që mund të ndodhë!”, thuhet në reagim.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 861)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (318)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com