DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Manipulimi me vota, Korenica mesazh Hamzës: Nëse nuk ndodhin dorëheqjet, nuk justifikohesh dot

24 Janar 2026
A A
Manipulimi me vota, Korenica mesazh Hamzës: Nëse nuk ndodhin dorëheqjet, nuk justifikohesh dot
Share on Facebook

Visar Korenica, ish-kandidat për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka komentuar një deklaratë të Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së, i cili shprehu një qëndrim parimor kundër manipulimeve me vota, duke theksuar se dorëheqja e deputetëve që u shtuan votat është “akt moral”.

Korenica, të cilit iu shtuan votat pas rinumërimit, e ka vlerësuar këtë qëndrim, megjithatë ka pasur një porosi për Hamzën.

Sipas Korenicës, që u ngrit për tre pozita në listë pas rinumërimit, nëse nuk ndodhin dorëheqjet, atëherë nuk ka justifikim.

“Kjo deklaratë e kryetarit të PDK-së, megjithëse e drejtë dhe parimore, nëse nuk konkretizohet me dorëheqjen nga mandati të deputetëve që e kanë fituar atë edhe përmes votave të vjedhura, do t’i shkaktojë dëm të madh vetë PDK-së.

Nuk mund të dalësh me një deklaratë kaq të fortë dhe pastaj, kur ato dorëheqje nuk ndodhin, të thuash se “nuk deshën ata të japin dorëheqje”. Ndoshta edhe mundesh, por pastaj nuk justifikohesh dot” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 005)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com