DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

24 Mars 2026
A A
Pasi na krahasoi me Francën për nga aspekti ushtarak, Maqedonci tash thotë se Kosova mund t’i bëjë ballë Serbisë pa ndihmën e KFOR-it
Share on Facebook

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Kosova do të nisë prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor të këtij viti.

Ai ka thënë se kjo është një arritje historike për Kosovën e pasluftës dhe shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend.

“Ne tashmë kemi marrë hapa fillestar në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. Në fund të këtij viti, në dhjetor, do të kemi prodhimin e municioneve të para të prodhuara ndonjëherë në Kosovë – 7.62 dhe 5.56 mm”.

“Kjo lidhet me fabrikën e municionit, ku kemi një plan zhvillimi dhe zotim nga pala turke, nga fabrika shtetërore e prodhimit të municionit në Turqi, që të realizojmë prodhimin e parë në dhjetor”, ka thënë ai.

Maqedonci ka sqaruar se bëhet fjalë për dy lloje fishekësh që përdoren më së shumti në ushtritë e vendeve të NATO-s: 5.56 mm, standard për pushkët individuale të ushtarëve, dhe 7.62 mm, standard për armët ekipore të njësive ushtarake.

Sipas tij, Kosova do të jetë ndër vendet e para në Ballkan që do të prodhojë këto lloje municionesh me standard NATO-je, duke forcuar kapacitetet e saj në mbrojtje dhe siguri.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 665)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 028)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (401)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com