DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së?, Maqedonci: Nuk kam informacion, as ta pohoj e as ta mohoj

16 Korrik 2026
A A
Maqedonci: Intervenimi i NATO-s i dha fund spastrimit etnik në Kosovë
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti do të vazhdojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit, duke vlerësuar se çdo vonesë në formimin e institucioneve është në dëm të Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Maqedonci i pyetur nëse vendimi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për pezullimin e diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje pas nismës për shkarkimin e tij do ta zvarrisë procesin e formimit të institucioneve, tha se Kurti ka bërë vazhdimisht përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njëkohësisht si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, jo vetëm tash pas zgjedhjeve, por edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit, ka bërë përpjekje maksimale për të gjetur mundësi që të afrojë partitë opozitare, në mënyrë që të gjendet zgjidhja për presidentin dhe t’i japë mundësi vendit që të ketë një qeveri stabile, një kuvend funksional dhe një president apo presidente me mandat të plotë.

Kjo përpjekje nuk është ndalur, edhe vazhdon të jetë një përpjekje e vazhdueshme e kryeministrit për të gjetur zgjidhje. Vlerësoj që çdo zvarritje është në dëm të Kosovës. Çdo zvarritje do të shtyjë shumë procese që i kemi nisur. Çdo zvarritje do të pengojë kompletimin, përfundimin e shumë proceseve dhe projekteve që i kemi nisur.

Normalisht që unë jam i bindur që kryeministri do të vazhdojë të komunikojë me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për presidentin, sepse tanimë gati se është e ditur që Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me partnerët, i ka votat e nevojshme edhe për Kuvendin (po mendoj për kryesinë e Kuvendit), edhe për qeverinë. Mirëpo, normalisht që kryeministri, para se të kalojë te këto, ka tentuar që të gjejë zgjidhje për presidentin në mënyrë që të mos ballafaqohemi me të njëjtën situatë me të cilën jemi ballafaquar më herët. Është edhe një periudhë, pra janë besoj diku tri javë kohë, kur ne duhet të përfundojmë zgjedhjen e institucioneve dhe vlerësoj që dinamika dhe angazhimi ynë si Vetëvendosje – por pres që edhe partitë e tjera opozitare të jenë korrekte dhe të shohin interesin e Kosovës mbi interesat e ngushta të partive politike”, tha Maqedonci.

Lidhur me raportimet për një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut për ndarjen e posteve, të cilat u mohuan nga LDK-ja, Maqedonci tha se nuk ka informacione për këtë çështje.

“Unë nuk kam ndonjë informacion për këtë çështje, prandaj edhe nuk mund ta mohoj e as ta pohoj. Mirëpo, e di që përpjekjet do të vazhdojnë dhe e di që kryeministri nuk do të ndalet vetëm me takimet dhe diskutimet që ka pasur, por do të vazhdojë edhe më tutje në mënyrë që të gjejë një zgjidhje”, thotë ai.

I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme t’u ofrojë poste partive të tjera për të zgjidhur çështjen e presidentit, përfshirë pozitën e kryetarit të Kuvendit, ai tha se LVV-ja ka qenë gjithmonë e hapur për diskutime.

“Unë besoj që është bërë e ditur shumë herë nga kryeministri që ne kemi qenë të gatshëm në vazhdimësi që të diskutojmë për çdo çështje, vetëm e vetëm me qëllimin që të kemi institucione stabile dhe funksionale, të cilat do të punojnë në të mirë të vendit tonë”, tha ai.

Sa i përket mundësisë që ish-presidentja Vjosa Osmani të rikthehet në postin e presidentes, Maqedonci tha se aktualisht nuk po diskutohen emra konkretë.

“Vlerësoj që kjo çështje i takon diskutimeve të kryeministrit, të Lëvizjes Vetëvendosje me partitë opozitare. Unë nuk kam qenë pjesë e atyre takimeve, dhe kryeministri ka bërë të ditur që tani nuk po flasim për emra konkretë. Tani po flasim për parime edhe për mënyrën e zgjidhjes, ndërsa për emra konkretë do të flitet, besoj, në javët në vijim”, u shpreh ministri në detyrë.

Ndërkaq, duke komentuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja pas takimeve të Kurtit me liderët e PDK-së dhe LDK-së, ministri në detyrë tha se vendi ka nevojë për institucione të reja dhe se zgjedhjet nuk do ta ndryshonin rezultatin politik.

“Unë insistoj që është shumë e domosdoshme që Kosova të ketë institucionet e reja. Tanimë nuk është çështje që partitë politike kanë hapësirë dhe mundësi që të shohin ndonjë ndryshim në zgjedhje të reja. Pra, zgjedhjet e reja nuk do të sjellin ndryshim.

Populli ka folur së paku tri herë gjatë këtyre më pak se dy viteve, ka vendosur për drejtimin, dhe vlerësoj që duhet secila parti të reflektojë dhe të shohë interesin e Kosovës mbi interesin e partive politike dhe mbi interesat individuale të secilit prej nesh”, shtoi Maqedonci.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku më 15.08.2026 ka bërë të ditur se ka pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve të reja, pas nismës së dorëzuar për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë dhe kërkesës për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.

Ai ka vlerësuar se nuk do të ishte e përgjegjshme që të negocionte në emër të LDK-së derisa pozita e tij si kryetar është vënë në diskutim nga brenda partisë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 625)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 102)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (166)
  • Shpallje (1)
  • Sport (366)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com