DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Marshi për Liri i 12 shtatorit, Tasholli: Do të jetë më masivi, gatishmëria e njerëzve për të marrë pjesë është paparë

5 Shtator 2026
A A
Marshi për Liri i 12 shtatorit, Tasholli: Do të jetë më masivi, gatishmëria e njerëzve për të marrë pjesë është paparë
Share on Facebook

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” ka folur për organizimin e “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Tasholli ka folur për marshin që mbahet në sheshin “Skënderbeu”.

“Po, sot një javë e kemi Marshin e Lirisë, në orën 14:00, në sheshin ‘Skënderbeu’”, tha Tasholli.

Ai u shpreh i bindur se ky marsh do të jetë më i madh në krahasim me dy marshimet e mëparshme të organizuara nga kjo platformë.

“Me siguri se do të jetë marshi më i madh në krahasim me dy të tjerët që i kemi organizuar dhe do të jetë organizimi më masiv në këto gjashtë vite angazhim te ‘Liria ka Emër’”, tha ai.

Tasholli tregoi se gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar takime me qytetarë, organizata dhe komunitete të ndryshme, duke theksuar gatishmërinë e tyre për pjesëmarrje.

“Këtë e vërejmë edhe në terren, që nga mëngjesi deri në darkë jemi rrugëve duke takuar njerëz, duke takuar organizata, komunitete të caktuar dhe gatishmëria e tyre është e paparë deri më tash për shkak të shumë arsyeve”, deklaroi Tasholli

Sipas tij, një ndër arsyet kryesore të këtij mobilizimi është se qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë e vendimit që pritet të merret në Hagë.

“Por një ndër arsyet kryesore është që qytetarët e kanë kuptuar peshën e vendimit që do të ndodhë atje”, u shpreh ai

Tasholli përmendi edhe afrimin e emocionit me verdiktin si një faktor tjetër që, sipas tij, po ndikon në masivizimin e pjesëmarrjes.

Ai shtoi se qytetarët janë të gatshëm të marrin pjesë në marsh, duke theksuar lidhjen e me UÇK-në.

“Do të thotë se secili është i gatshëm. Madje, unë e kam përshtypjen që me të vërtetë kjo shoqëri e do UÇK-në, e di rrugën e saj të sakrificës, krenarisë, dinjitetit, të dhimbjes”, tha Tasholli.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 707)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 484)
  • Opinione (54)
  • Showbiz (181)
  • Shpallje (1)
  • Sport (420)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com