DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Marta Kos, për deklaratën e ministres serbe mbi spastrimin etnik të Kosovës: Jam e tmerruar

14 Korrik 2026
A A
Kos: Ka vend për Kosovën në BE, kjo varet nga puna juaj
Share on Facebook

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi të martën në Bruksel se është “e tmerruar” nga deklarata e një ministreje në Qeverinë e Serbisë, e cila tha se Kosova duhej të ishte spastruar etnikisht më 1998.

“Për deklarata të tilla mund të ketë vetëm tolerancë zero. Në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton, promovon ose madhëron spastrimin etnik dhe personalisht jam vërtet e tmerruar që në këtë situatë duhet të thuhet diçka e tillë”, deklaroi Kos në një konferencë për media.

Ajo iu përgjigj një pyetjeje për të komentuar deklaratën e ministres serbe për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviq, në dritën e faktit se Komisioni Evropian kishte rekomanduar fuqishëm hapjen e negociatave me Serbinë në kuadër të Klasterit 3. Megjithatë, ky rekomandim nuk mori mbështetjen e shteteve anëtare të BE-së.

“Këto deklarata janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit – për të cilin ka shumë nevojë – përgjegjësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian dhe pa të cilat procesi i anëtarësimit nuk mund të ecë përpara. Ato janë gjithashtu në kundërshtim me detyrimet e Serbisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, tha Kos.

Ajo shtoi se “mund të supozojë vetëm se këto janë qëndrime personale të një ministreje dhe jo qëndrimi i Qeverisë së Serbisë”.

“Presim që udhëheqësit politikë të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në ndërtimin e besimit, pajtimit dhe stabilitetit rajonal”, deklaroi Kos në konferencën për media pas konferencës së anëtarësimit me Malin e Zi.

Paunoviq, në një intervistë për “TV Kurir” të transmetuar të shtunën, tha se “po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 624)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 047)
  • Opinione (49)
  • Showbiz (166)
  • Shpallje (1)
  • Sport (366)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com