DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Masakra e Mejës: Gjykata lejon gjykimin në mungesë të 53 të akuzuarve

25 Shtator 2026
A A
Masakra e Mejës: Gjykata lejon gjykimin në mungesë të 53 të akuzuarve
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lejuar zhvillimin e gjykimit në mungesë ndaj 53 të akuzuarve në rastin e Masakrës së Mejës dhe fshatrave përreth, pasi ka vlerësuar se janë bërë përpjekje të mjaftueshme ligjore për sigurimin e pranisë së tyre.

Vendimi është marrë në seancën fillestare të përsëritur, pasi Gjykata e Apelit kishte kërkuar ndërmarrjen e veprimeve shtesë për sigurimin e të akuzuarve.

Gjyqtarja Violeta Namani-Hajra ka bërë të ditur se, pavarësisht përpjekjeve të gjykatës, prania e të pandehurve nuk është siguruar, ndaj procedura mund të vazhdojë në mungesë.

Mbrojtësve u është lënë afat prej 30 ditësh për të paraqitur kundërshtimet ndaj provave dhe kërkesat për hedhjen e aktakuzës.

Prokurori special Ilir Morina ka qëndruar pranë qëndrimit të paraqitur në seancën e kaluar, duke vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për procedimin në mungesë.

Seanca fillestare në këtë rast ishte mbajtur më 16 qershor 2025, por pas vendimit të Apelit kjo fazë e procedurës është përsëritur.

Çfarë përmban aktakuza?

Aktakuza, e ngritur në dhjetor të vitit 2023 dhe e plotësuar në prill të vitit 2024, përfshin 53 persona për krimet e kryera në Mejë dhe fshatrat përreth gjatë prillit të vitit 1999.

Sipas Prokurorisë Speciale, veprimet përfshinin vrasjen e civilëve shqiptarë, dëbimin e popullsisë, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pasurisë, në kuadër të një aksioni që kishte nisur më 27 prill dhe kishte përfunduar më 29 prill 1999.

Në mesin e të akuzuarve janë Momir Stojanoviq, ish-shef i Departamentit për Siguri në Komandën e Korpusit të Prishtinës, dhe Franko Simatoviq, i njohur si “Frenki”.

Prokuroria pretendon se të pandehurit kishin role të caktuara në organizimin dhe koordinimin e forcave të përfshira në aksion.

Sipas të dhënave të përfshira në aktakuzë, në Mejë janë vrarë 270 civilë, ndërsa 13 persona figuronin të pagjetur. Në Korenicë janë vrarë 64 civilë dhe dy figuronin të pagjetur. Viktima dhe persona të pagjetur janë evidentuar edhe në Pacaj, Dobrosh, Rracaj, Nec, Ramoc dhe Bishtazhin.

Aktakuza përshkruan se banorët u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u detyruan të kalonin nëpër pika kontrolli në Mejë, Korenicë dhe Orizë. Aty, sipas Prokurorisë, forcat serbe ndanë burra nga kolonat e civilëve dhe i vranë.

Të dëbuarve të tjerë, sipas aktakuzës, iu morën dokumentet e identifikimit, paratë dhe sendet me vlerë, përpara se të detyroheshin të vazhdonin drejt Shqipërisë. Shtëpitë dhe pasuria e banorëve u plaçkitën dhe u dogjën.

Trupat e viktimave u gjetën më pas në varreza masive në Batajnicë të Serbisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 285)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com