DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Mashat do të digjen”, Haradinaj me paralajmërime për Kurtin e Limajn

17 Prill 2025
A A
“Mashat do të digjen”, Haradinaj me paralajmërime për Kurtin e Limajn
Share on Facebook

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka lëshuar një paralajmërim lidhur me zgjedhjet e reja parlamentare në drejtim të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Haradinaj, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ i ka kërkuar Kurtit që të dorëhiqet dhe të formohet kryesia e Kuvendit e Qeveria. Përndryshe, siç u shpreh ai, “pushtetin do t’ia kthejmë sovranit- e aty mashat do të digjen”, duke aluduar në Limajn.

“Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit. Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.

Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes”, ka thënë ndër të tjera i pari i AAK’së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 893)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (454)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com