DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

MASHTI: 60 mijë euro keqpërdorime me libra vitin e kaluar po trajtohen nga organet kompetente

3 Shtator 2025
A A
Luftanija Libra bëhet ‘shqiptare’
Share on Facebook

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka reaguar ndaj raportimit të Auditores së Përgjithshme, e cila tha se 60 mijë euro u keqpërdorën vitin e kaluar përmes subvencioneve për tekste shkollore.

MASHTI ka thënë se këto keqpërdorime janë raste të izoluara, të cilat janë adresuar dhe po trajtohen nga organet kompetente.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me fillimin e vitit shkollor 2025/2026

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), përmes Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, ka monitoruar nga afër fillimin e vitit të ri shkollor në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe koordinatorët e verifikimit në shkolla, është duke u monitoruar procesi i subvencionimit me tekste dhe materiale shkollore për të gjithë nxënësit.

Duke pasur parasysh disa adresime në media, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik lidhur me këto çështje:

  1. Ashtu siç është njoftuar qysh në fund të vitit të kaluar shkollor, bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 13/2016, nxënësit e klasave VI-IX nuk kanë nevojë të blejnë tekste shkollore, pasi ato bartën nga gjenerata e kaluar. Menaxhimin e këtij procesi e ka bërë secila shkollë dhe, sipas raportimeve të komunave, ai është zhvilluar me sukses.
    Çdo detyrim i prindërve për të blerë tekste për nxënësit e këtyre klasave është i paligjshëm. Subvencioni prej 80 eurosh është i destinuar vetëm për blerjen e fletoreve dhe materialeve të tjera shkollore.
  2. Sa i përket ndryshimeve të çmimeve të paraqitura në kopertinat e teksteve shkollore, sqarojmë se MAShTI nuk ka pasur rol në përcaktimin e tyre, pasi nuk ka pasur proces tenderimi dhe rrjedhimisht as negocim të çmimeve. Këto shqetësime tashmë janë adresuar në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (në kuadër të MINT) dhe në Autoritetin e Konkurrencës.
    Çdo tendencë për manipulim apo përfitim të paligjshëm nga shtëpitë botuese do të trajtohet nga këto organe përkatëse, duke u ndërmarrë masat e nevojshme në kuadër të legjislacionit në fuqi.
  3. Lidhur me furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e komuniteteve joshumicë dhe për nxënësit me kujdestar ligjor, theksojmë se, ashtu si në vitet e kaluara, subvencioni është i garantuar për çdo nxënës që ndjek mësimet në institucionet e Republikës së Kosovës.
    Qëllimi ynë i përbashkët është që të mos mbetet asnjë nxënës pa tekste shkollore.
  4. Disa portale kanë interpretuar raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin e kaluar si raport për procesin aktual, duke raportuar se disa prindër kanë përfituar padrejtësisht edhe pse fëmijët e tyre nuk kanë qenë pjesë e sistemit arsimor.
    Theksojmë se këto raste të izoluara të vitit të kaluar tashmë janë adresuar dhe janë duke u trajtuar nga organet përkatëse. Për vitin aktual, MAShTI ka shtuar masat e verifikimit përmes moduleve shtesë, ku koordinatorët e shkollave inspektojnë dhe verifikojnë secilin nxënës në shkollën përkatëse, duke garantuar që askush të mos përfitojë pa u verifikuar.

Në fund, ftojmë të gjitha palët e përfshira në këtë proces, komunat, shkollat dhe organizatat që merren me arsim, të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë sqarimet e nevojshme, në mënyrë që të shmanget dezinformimi tek prindërit dhe publiku i gjerë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 225)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com