DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mashtroi gardianët se kishte gëlltitur detergjent, i burgosuri nga Kosova arratiset nga spitali në Itali

25 Qershor 2026
A A
Mashtroi gardianët se kishte gëlltitur detergjent, i burgosuri nga Kosova arratiset nga spitali në Itali
Share on Facebook

Një i burgosur 23-vjeçar me origjinë nga Kosova është arratisur nga spitali i Bolzanos në Itali në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sipas mediave italiane, ai dyshohet se kishte mashtruar gardianët duke pretenduar se kishte gëlltitur detergjent, me qëllim që të dërgohej për trajtim në urgjencë.

Pasi iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe u la nën vëzhgim në spital, i riu shfrytëzoi një moment rreth orës 03:00 për t’u larguar pa u vënë re.

Sipas raportimeve, ai doli nga hyrja e spitalit dhe u zhduk, ndërsa kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e arratisjes. Autoritetet po analizojnë pamjet për të gjurmuar lëvizjet e tij.

Menjëherë pas ikjes, policia italiane nisi një operacion kërkimi në zonën e Bolzanos. Në aksion u përfshinë policia, karabinierët dhe policia hekurudhore, të cilët kontrolluan rrugët dhe pikat e mundshme të arratisjes.

23-vjeçari ishte arrestuar më 1 maj dhe po hetohej për akuza të rënda, përfshirë rrëmbim dhe zhvatje të parave nga familja e bashkëshortes së tij. Gjatë arrestimit, autoritetet kishin gjetur edhe një sëpatë të vogël në automjetin e tij.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetime edhe për të sqaruar rrethanat e arratisjes dhe përgjegjësinë e stafit që kishte për detyrë mbikëqyrjen e të burgosurit.

Sipas mediave italiane, ky është rasti i katërt i arratisjes nga burgu i Bolzanos brenda një viti.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 575)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 200)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com