DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures

27 Korrik 2026
A A
Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Gj.M, nën dyshimin se njëjta ka mashtruar një numër qytetarësh përfitim donacionesh në bujqësi dhe për sigurim të tërmineve për viza.

Në njoftimin e prokurorisë, thuhet se e akuzuara gjatë viteve 2022-2024 është prezantuar rrejshëm si përfaqësuese e një organizate jo-qeveritare (OJQ), ku përmes mashtrimeve ka përfituar rreth 12 mijë euro.

“Sipas aktakuzës, e pandehura, në periudha të ndryshme kohore gjatë viteve 2022–2024, përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate joqeveritare, ka mashtruar një numër të konsiderueshëm qytetarësh duke u premtuar përfitimin e donacioneve, përfshirë krerë gjedhësh, sera bujqësore dhe ndërmjetësim për sigurimin e termineve për viza, në këmbim të pagesave të ndryshme”, thuhet në njoftim.

“Sipas aktakuzës, me këto veprime e pandehura dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën e përgjithshme prej 11,650 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) euro”, vijon njoftimi.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën Gj.M ta shpallë fajtore për veprën penale që i vihet në barrë dhe ta dënojë sipas ligjit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 739)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (171)
  • Shpallje (1)
  • Sport (389)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com