DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për tekstet shkollore

3 Gusht 2026
A A
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për tekstet shkollore
Share on Facebook

Mbi 123 mijë prindër dhe kujdestarë ligjorë kanë dorëzuar aplikimet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët, ka bërë të ditur Ministria e Arsimit.

Sipas këtij institucioni, deri më tani procesi i aplikimit ka kaluar pa probleme teknike, ndërsa aplikimi do të mbetet i hapur deri më 9 gusht 2026.

Drejtoresha e Departamentit për Arsim Parauniversitar, Anita Kadriu, tha se deri të hënën kanë aplikuar 123 mijë e 829 prindër dhe kujdestarë ligjorë, duke u bërë thirrje atyre që ende nuk e kanë bërë aplikimin ta përfundojnë sa më parë, në mënyrë që mjetet të transferohen në kohë në llogaritë e tyre bankare.

Ajo theksoi se Ministria është ende duke llogaritur shumën që do të subvencionohet për secilin nxënës, pasi kjo do të varet nga numri i teksteve mësimore dhe numri përfundimtar i përfituesve.

Kadriu bëri të ditur gjithashtu se këtë vit, për herë të parë, të drejtë aplikimi kanë edhe shtetasit e huaj me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, nëse fëmijët e tyre ndjekin mësimin në institucionet arsimore të vendit.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit është duke përgatitur procesin e verifikimit të aplikimeve, përmes koordinatorëve të caktuar nëpër shkolla, një procedurë që do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë si edhe vitin e kaluar.

Linku i aplikimit për klasat 1-5: https://rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F469

Linku i aplikimit për klasat 6-9: https://rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F471

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 782)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 376)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com