Mbi 13 mijë shoferëve u janë ndaluar patentat vetëm brenda 11 muajve të këtij viti, ndërsa mijëra të tjerë janë ndëshkuar me pikë negative për shkelje të rregullave të trafikut rrugor në Kosovë.
Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë një rritje të numrit të rasteve të masave ndëshkuese ndaj vozitësve, krahasuar me vitin e kaluar.
Në një përgjigje për KosovaPress, Policia ka bërë të ditur se nga janari deri në nëntor të këtij viti, u është ndaluar drejtimi i mjetit mbi 13 mijë shoferëve.
Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, arsyet për konfiskimin e patentë shoferit përfshijnë: tejkalimin e shpejtësisë mbi 50 për qind të shpejtësisë së lejuar, mosrespektimi i semaforit, kalimi në semaforin e kuq dhe tejkalim në vijën e plotë.
