DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

11 Korrik 2026
A A
Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj
Share on Facebook

Gjatë muajve maj dhe qershor është regjistruar një rekord hyrjesh dhe daljesh në pikat kufitare të qarkut të Kukësit me Kosovën. Mijëra qytetarë dhe drejtues automjetesh nga Kosova kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar si dhe destinacioneve të tjera turistike, për të kaluar fundjavat dhe pushimet verore.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, Arben Alika, gjatë periudhës maj-qershor, 2026, në pikat e kalimit kufitar të qarkut Kukës janë përpunuar 2 569 414 shtetas dhe 1 303 496 automjete, me një mesatare ditore prej 42 122 shtetasish dhe 21 369 automjetesh.

“Fluksi maksimal i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 74 247 shtetas dhe 28 959 automjete, tregues që konfirmojnë rritjen e ndjeshme të lëvizjeve ndërkufitare gjatë sezonit turistik”, theksoi ai në një konferencë për mediet.

Sipas tij, për përballimin e këtij fluksi janë shtuar kapacitetet e shërbimit në pikat e kalimit kufitar, duke u hapur 2 poste të reja pune në PKK Morinë.

Gjithashtu, shtoi Alika, po përfundon instalimi i sistemeve dhe pajisjeve të reja teknologjike, të cilat do të rritin ndjeshëm shpejtësinë e përpunimit të shtetasve dhe mjeteve, duke garantuar njëkohësisht standardet më të larta të sigurisë kufitare.

“Një vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë në hapësirat liqenore dhe lumore të qarkut. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse po monitorohet respektimi i kritereve të sigurisë nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në hapësirat liqenore dhe lumore të qarkut dhe zbatimi i rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese. Për realizimin e këtyre detyrave janë angazhuar 57 punonjës policie, si dhe po kryhet monitorim i vazhdueshëm nga toka dhe ajri nëpërmjet dronëve”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 617)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 905)
  • Opinione (49)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (358)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com