DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbi 60 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë gjatë fundjavës së 1 Majit, rikthimi i kalimit pa kontrolle rriti fluksin në kufi

14 Maj 2026
A A
Mbi 60 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë gjatë fundjavës së 1 Majit, rikthimi i kalimit pa kontrolle rriti fluksin në kufi
Share on Facebook

Mbi 60 mijë qytetarë nga Kosova kanë vizituar Shqipërinë gjatë fundjavës së 1 Majit.
Kështu kanë bërë të ditur për lajmi.net autoritetet e Policisë së Shqipërisë, të cilat kanë njoftuar se gjatë periudhës 1-3 maj 2026 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 60 mijë e 962 shtetas nga Kosova.

“Gjatë periudhës 01-03 maj 2026, vendin tonë e kanë vizituar 60 962 shtetas nga Kosova”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Shqipërisë.

Kjo shënoi edhe rikthimin e regjimit të kalimit pa kontrolle kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, masë që ka hyrë në fuqi më 1 maj dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

Sipas marrëveshjes ndërmjet dy vendeve, automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalojnë në pikat kufitare pa ndalesa dhe pa procedura standarde kontrolli, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit gjatë sezonit veror.

Ndërkohë, automjetet me targa të huaja i nënshtrohen vetëm kontrolleve të përshpejtuara, për të shmangur kolonat dhe pritjet e gjata, sidomos në pikën kufitare Morinë–Vërmicë.

Lehtësimi i kalimit kufitar ishte ndërprerë gjatë muajve mars dhe prill, kur në kufi ishin rikthyer kontrollet e plota, ndërsa tashmë pritet të ndikojë në rritjen e fluksit të turistëve, vizitave familjare dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 546)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 577)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com