DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbledhja e ZRrE-së, Muharremi: Nesër vuloset krimi ekonomik – goditet dhe varfërohet qytetari

16 Prill 2025
A A
Muharremi: Rritja e çmimit të energjisë nuk ndalet vetëm në faturën e rrymës
Share on Facebook

Ekonomisti Shenoll Muharremi e ka cilësua si“vulosje të krimit ekonomik”,mbledhjen që pritet të mbahet nesër nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për të përcaktuar tarifat e reja të energjisë.

“Nesër Vuloset Krimi Ekonomik: Goditet dhe Varfërohet Qytetari, Bizneset dhe Prodhuesit Dobësohen.Në ora 08:30, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji mblidhet për të përcaktuar tarifat e reja të energjisë. Pas rritjes së të hyrave të lejuara maksimale për KEDS, KESCO dhe KOSTT, ky është hapi ku vendosen vlerat konkrete të tarifave për kategori të ndryshme.” –tha ai.

Muharremi paralajmëron se kjo goditje ekonomike vjen në një periudhë kur qytetarët veçse po përballen me inflacion të lartë dhe standard jetese gjithnjë e më të papërballueshëm.Pavarësisht epilogut dhe shkallëve të rritjes, qytetarët dhe familjet e Kosovës që nga nesër do të jenë më të varfra. Fuqia e tyre blerëse do të goditet rëndë. Faturat e energjisë, me gjasë, do të jenë vetëm një prej barrave, krahasuar me rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera. Kjo po ndodh në kulmin e një vale të jashtëzakonshme rritjesh, pas disa vitesh me inflacionin më të lartë historikisht.”– tha ai mes tjerash.Ai e konsidero vendimin si një“turp historik”dhe shenjë të një politike ekonomike të paaftë dhe të shkëputur nga realiteti social.

“Një qeveri që nuk e kupton as ekonominë e as rrezikun e inflacionit dhe që nuk ndërmori asnjë masë për të parandaluar një krizë kaq të rëndë për një ekonomi tashmë të brishtë, dhe për qytetarë të lodhur nga çmime astronomike.Ky vendim, këto politika, do të mbesin në histori si kulmi i injorancës ekonomike dhe i papërgjegjësisë institucionale, deri në kufijtë e kriminalitetit. Një fatkeqësi kolektive, por e shkaktuar nga faktori njeri. Një situatë ku kishte zgjidhje për t’u shmangur, por “bossat” vendosën se nuk kishte nevojë. Një turp i kohës pasojat e të cilit do t’i vuaj e gjithë shoqëria.”– tha Muharremi mes tjerash.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 549)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 640)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com