DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbrojtësi i viktimave do të kërkojë të pranohen në prova materiale dëshmitë e gjashtë viktimave në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

3 Qershor 2025
A A
Avokatja e Thaçit: T’i shqiptohet masë mosbindje dëshmitarit Tara, ndryshe mund të vijnë dëshmitarë e të mos japin dëshmi
Share on Facebook

Mbrojtja e viktimave e përfaqësuar nga avokati Simon Laws ka njoftuar trupin gjykues se do të kërkojë që dëshmitë e gjashtë viktimave pjesëmarrëse të pranohen në prova materiale sipas Rregullës 153.

“Kërkesa e përfaqësuesit të viktimave sipas Rregullës 153 ka për qëllim pranimin e dëshmive të gjashtë viktimave pjesëmarrëse në proces: Viktima 07-06 (“V007”), V003/W02016, V033/W04712, V034/W04390, V039/W04674 dhe V064/W04814”, thuhet në parashtrim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Mbrojtja e viktimave thotë se dy nga tre ekspertët që kanë përgatitur raporte në këtë çështje, përkatësisht Karin Duhne-Prinsen dhe Dr Catherine Nicola Black, do të thirren si dëshmitarë për të dëshmuar së bashku në të njëjtën kohë para panelit.

Ndërsa, për viktimat, mbrojtësi i tyre tha se nuk do të kërkojë që ato të dëshmojnë personalisht dhe nuk do të bëjë kërkesë për ndryshimin e masave mbrojtëse.

“Kjo do t’iu mundësojë atyre të shpjegojnë raportin përmes ekspertizës së tyre plotësuese përkatëse, në një mënyrë që pasqyron karakterin e përbashkët të opinioneve të shprehura në të. Kjo mënyrë e propozuar do t’i mundësojë Panelit një kuptim sa më të qartë dhe gjithëpërfshirës të raportit. Përfaqësuesi i viktimave kujton se kjo ishte mënyra në të cilën dëshmuan ekspertët në çështjen 04”, thuhet në parashtresën e mbrojtjes së viktimave.

Sipas tyre, këta ekspertë do të dëshmojnë për gjetjet e tyre mbi pasojat tipike psikologjike dhe psikiatrike të krimeve në aktakuzë.

Veç kësaj, thuhet se këta ekspertë do të shpjegojnë edhe pasojat e mungesës së trajtimit psikologjik apo psikiatrik si dhe mjetet e mundshme të kompensimit që mund ta adresojnë në mënyrë adekuate pasojat psikologjike dhe psikiatrike të pësuara ndaj tyre.

Ndërsa, për provat e Dr Stefan Lerz, përfaqësuesi i viktimave kërkoi që kjo dëshmi të pranohet me shkrim dhe flet për dëmin material të pësuar nga viktimat pjesëmarrëse në këtë proces, të cilat kanë humbur mbajtësin kryesor të familjes ose u është dëmtuar aftësia e tyre për të punuar si pasojë krimeve të përfshira në aktakuzë.

Përveç kësaj, mbrojtësi i viktimave ka propozuar edhe 74 dokumente që të pranohen në prova materiale të cilat mbajnë informacione shtesë mbi dëmin e shkaktuar ndaj viktimave.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 294)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com