DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Paraburgimi është krejtësisht i panevojshëm

1 Maj 2025
A A
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Paraburgimi është krejtësisht i panevojshëm
Share on Facebook

Avokatja e Jakup Krasnqit, në parashtresën e fundit, pas insistimit të Prokurorisë në Hagë që ish krerët e UÇK-së të mos lirohen nga paraburgimi, ka thënë se kjo masë është krejtësisht e panevojshme.

Aty thuhet se vazhdimi i paraburgimit në këto rrethana mund të perceptohet si dënim preliminar.

“Jakup Krasniqi tashmë ka pësuar katër vjet e gjashtë muaj ndalim. Ky privim i zgjatur i lirisë peshon rëndë kundër ndalimit të vazhduar, sidomos pas së drejtës themelore për të qenë i pafajshëm i supozuar dhe gjatësisë së jashtëzakonshme të kohës të cilën ai tashmë e ka vuajtur pa dënim. Ndalimi është përjashtimi, jo rregulla, dhe duhet të jetë masë e zgjedhjes së fundit. Ndalimi i vazhduar i z. Krasniqinë këto rrethana mund të perceptohet si dënim preliminar, që bie ndesh me prezumimin e pafajësisë dhe do t’i minojë mu të drejtat që e formojnë themelin e një gjykimi të drejtë”, thuhet në parashtresën e mbrojtjes së Jakup Krasniqit.

Sipas avokates, pretendimet se Krasniqi mund të pengojë procedurat duke ndërhyrë te dëshmitarët që kanë dëshmuar tashmë, ose në ndonjë çështje që do të ngrihet, është tërësisht spekulativ.

“Rrethanat tani kanë ndryshuar thelbësisht. Prokuroria ka thirrur dëshmitarin e saj të fundit dhe arsyetimi kryesor për vazhdimin e paraburgimit – domethënë, rreziku që Z. Krasniqi mund të ndërhyjë te dëshmitarët e Prokurorisë – nukekziston më në asnjë formë konkrete ose të besueshme. Nuk ka dëshmitarë të tjerë për të ndikuar. Çdo pretendim se Z. Krasniqi mund të pengojë procedurat duke ndërhyrë te dëshmitarët që kanë dëshmuar tashmë, ose në ndonjë çështje që do të ngrihet nga Mbrojtësi i Viktimave, është tërësisht spekulativ, i mungon çdo bazë faktike dhe është i pamjaftueshëm për të justifikuar privimin e tij nga liria e tij më tej. Mbështetja e vazhdueshme në hamendësime të këtij lloji do të ishte joproporcionale dhe e pajustifikueshme”, raporton nacionale, transmeton klankosova.tv.

Avokatja po ashtu ka listuar edhe sfidat e Jakup Krasniqit në paraburgim, përfshirë moshën e shtyrë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 084)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com