DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Media turke: Kosova do të blejë pajisje për 100 automjete të blinduara

7 Maj 2026
A A
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën dhe Shqipërinë
Share on Facebook

Sot në mediat turke u raportua se është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe kompanisë turke SYS për furnizim me pajisje për 100 mjete të blinduara.

Kryetari i SYS, Zafer Aral, në një deklaratë për agjencinë Anadoly gjatë panairit që është organizuar në fushën e mbrojtjes në Stamboll kishte deklaruar se Marrëveshja ka të bëjë me armatosjen e automjeteve të blinduara.

E lidhur me këtë, Telegrafi i ka shkruar Ministrisë së Mbrojtjes.

Zëdhënësja Liridona Gashi ka bërë të ditur se gjatë panairit SAHA Expo 2026, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka vizituar disa prej kompanive për të parë nga afër pajisjet dhe sistemet e armatimit të teknologjisë së fundit që këto kompani ofrojnë, në mesin e tyre ka qenë dhe kompania SYS, por theksoi se nuk ka pasur marrëveshje për blerje.

“Gjatë panairit SAHA Expo 2026, Ministri i Mbrojtjes ka vizituar disa prej kompanive për të parë nga afër pajisjet dhe sistemet e armatimit të teknologjisë së fundit që këto kompani ofrojnë, në mesin e tyre ka qenë dhe kompania SYS, por bëjmë të ditur që nuk ka pasur marrëveshje për blerje.

Dokumenti i nënshkruar me Kompaninë SYS është Non-disclosure Agreement që ka të bëjë me ruajtjen e të dhënave gjatë procesit të vlerësimit teknik të një pjesë të automjeteve të FSK-së. Pra, nuk ka marrëveshje për furnizim me automjete, pasi një gjë e tillë bëhet vetëm pas vlerësimit të nevojave dhe kërkesave të FSK-së”, tha Gashi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 290)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com