Milan Radoiçiq, i akuzuari kryesor për sulmin terrorist në Banjskë, u tërhoq nga të gjitha kompanitë dhe ia la ato Zvonko Veselinoviqit. Ai i dha fund edhe biznesit të tij në Kosovë.

Radoiçiq tani zyrtarisht nuk zotëron asnjë kompani, pasi ai transferoi aksionet e tij në gjithsej pesë kompani te Zvonko Veselinvoqiit dhe vëllait të tij, Zharkos.
Në të njëjtën kohë, gruaja e tij doli si investitore në një vilë në Dedinje të Serbisë, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth 2,65 milionë euro.
