DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Memli Krasniqi: Dehari u keqpërdor politikisht nga VV, ndjej keqardhje për të

17 Prill 2025
A A
Krasniqi: Kurti është në siklet të madh, dikush i VV-së lë ta dërgoj tek një otorinolaringolog
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar kryesuesin Avni Dehari për veprim të njëanshëm politik në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Krasniqi tha se pavarësisht se kishte kuorum në sallë, Dehari vendosi të ndërpresë seancën, gjë që sipas tij, përbën një keqpërdorim të pozitës së tij si deputeti më i vjetër në Kuvend.

“Sot është keqpërdor një e drejtë ligjore që i takon deputetit më të vjetër. Në kuptimin politik, është bërë një uzurpim i kësaj të drejte, dhe Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një instancë partiake që i ka shërbyer VV-së dhe koalicionit të saj”, deklaroi Krasniqi.

Ai u shpreh se ndjen keqardhje personale për Avni Deharin, duke e quajtur të papranueshëm keqpërdorimin e një personi të moshuar për qëllime politike.

“Unë personalisht, në kuptimin njerëzor, ndjej keqardhje për Deharin. Është e pamoralshme dhe jonjerëzore me keqpërdor një njeri të shtyrë në moshë për një interes krejtësisht të vogël politik, për me u mshef pas një arsyetimi banal, kinse duhet konsensus,” u shpreh Krasniqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 893)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (454)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com