DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Merz dhe Macron i drejtohen me letër Kurtit, i bëjnë thirrje për përparim të dialogut me Serbinë

22 Mars 2026
A A
Kurti: Nga nesër hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë
Share on Facebook

Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti angazhim në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Në letrat e tyre të urimit pas rizgjedhjes së Kurtit në krye të Qeverisë, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz kanë shprehur mbështetjen e tyre në këtë proces.

Merz i ka thënë Kurtit se para Qeverisë qëndrojnë detyra sfiduese, duke shprehur bindjen se ajo do t’i marrë vendimet e duhura për integrimin e nevojshëm euroatlantik të Kosovës, ku në to përfshihen edhe përparimet e mëtejshme në dialogun me Serbinë.

“Me rastin e rizgjedhjes suaj, ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem që së bashku me ju të vazhdojmë të thellojmë marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore midis vendeve tona. Para jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës”.

“Në këtë përfshihen edhe përparime të mëtejshme në dialogun e normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ju siguroj se Kosova, në këto detyra, ka në Gjermani një partner të fortë dhe të besueshëm në krahun e saj”, thuhet ndër të tjera në letër.

Ndërkaq Macroni ka shkruar se Franca gjithashtu do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës dhe do t’i mbështesë përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Tutje ka shkruar se “Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit kanë përcaktuar drejtimin dhe u takon të dyja palëve të zbatojnë angazhimet e ndërmarra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ju e njihni përkushtimin tim ndaj objektivit të ribashkimit të kontinentit tonë: Franca është e bindur se vendi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane”.

“Franca do të vazhdojë gjithashtu të mbështesë pa u lodhur përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat përbëjnë një dimension thelbësor të këtij procesi afrimi me Bashkimin Evropian”, thuhet ndër të tjera në letrën e Macronit.

Letra e Merzit:

Letra e Macronit:

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 667)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 239)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (405)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com