Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekës, po qëndron me infuzion pas vrasjes mizore të klientes së saj, mbrëmjen e kaluar në Vitomiricë të Pejës.
Në një intervistë avokatja, mes lotësh dhe trishtimit, ka fajësuar shtetin për vrasjen e Arlindës, nënës së një fëmije.
“Nuk kom me vdekë pa e çu dikon në burg. Krejt janë të involvum në rast. Të gjithë janë fajtorë e sot po mundohen me gënjeshtra me e arsyetu veten. Prokuroria është përgjegjëse kryesore. Arlinda më ishte ba pjesë e jetës sime. Për çdo ditë më ka thirrë, e për çdo ditë kemi fol për hjekat e saj. Më ka thanë se po du me e pa djalin para se me vdekë”, ka thënë avokatja Adelina Hoxha.
