DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Miftaraj: VV’ja është sinonim i shkeljeve kushtetuese, Dejona tash përmes ushtarëve të saj na mban ligjërata mbi patriotizmin

30 Shtator 2025
A A
Miftaraj: VV’ja është sinonim i shkeljeve kushtetuese, Dejona tash përmes ushtarëve të saj na mban ligjërata mbi patriotizmin
Share on Facebook

Ehat Miftaraj nga IKD, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke vlerësuar se kjo parti është sinonim i shkeljeve kushtetuese i keq-qeverisjes dhe i korrupsionit.

‘‘Komunikata e Gjykatës Kushtetuese:

Do habitesha shumë nëse LVV e kuptom dhe zbaton Kushtetuten, respekton sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, lufton korrupsionin.

Përndryshe, LVV është sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes, korrupsionit dhe subvencioneve për familjarë të Fitores.

Dejona tash permes ushtareve te saj na mban ligjerata mbi patriotizmin dhe parimet kushtetuese’’, ka shkruar ai.

 

Ndryshe sot Kushtetuesja, ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit nuk ka përfunduar, dhe se, deputetët janë urdhëruar që funksionin e tyre ta ushtrojnë në “interesin më të mirë të Republikës së Kosovës” dhe ta zgjedhin nënkryetarin serb.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur: TË DEKLAROJË, kërkesën të pranueshme; TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“TË URDHËROJË, të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat], paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve]  dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 480)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com