DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Milioneri i Qeverisë | Sveçla me 1 milion e 250 mijë euro prona, 7,828 euro para të gatshme, biznese, meditje e paga

23 Prill 2025
A A
Milioneri i Qeverisë | Sveçla me 1 milion e 250 mijë euro prona, 7,828 euro para të gatshme, biznese, meditje e paga
Share on Facebook

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka bërë publike deklaratën e tij të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, duke zbuluar pasuritë dhe të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes, raporton FrontOnline.

Për sa i përket pasurive të paluajtshme, Sveçla ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij zotërojnë pasuri të paluajtshme me vlerë më shumë se 1 milion e 250 mijë euro.

Sipas deklaratës së pasurisë, Sveçla ka pasuri të konsiderueshme të përbashkët me bashkëshorten e tij, ndërsa të ardhurat e tij vjetore përfshijnë paga dhe aktivitete të tjera.

Ai ka 6,000 euro për të cilat gruaja e tij është 100% aksionare në një biznes, ndërsa një tjetër biznes në të cilin gruaja është aksionare 50% ka një vlerë prej 100,000 euro.

Përveç kësaj, ai ka 7,828 euro para të gatshme, të cilat i ndan me bashkëshorten, dhe ka marrë një kredi prej 19,500 euro më 2 shtator 2024.

Një tjetër kredi e marrë nga bashkëshortja e tij është më shumë se 68,000 euro kredi shkruan FrontOnline.

Sa i përket të ardhurave vjetore, Sveçla ka 19,468.95 euro nga paga e tij si ministër i Punëve të Brendshme. Po ashtu, ai ka realizuar 2,798.41 euro nga meditjet dhe udhëtimet zyrtare.

Bashkëshortja e ministrit ka të ardhura vjetore të konsiderueshme, duke përfshirë më shumë se 35,000 euro nga burime të ardhurash.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 871)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (193)
  • Sport (452)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com