DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mjeku i QKUK-së tregon detaje për operacionin 4-orësh ku iu hoq tumori 3.5-kilogramësh 23-vjeçarit

18 Gusht 2026
A A
Mjeku i QKUK-së tregon detaje për operacionin 4-orësh ku iu hoq tumori 3.5-kilogramësh 23-vjeçarit
Share on Facebook

Një tumor gjigant, me peshë 3.5 kilogramë dhe përmasa rreth 27 centimetra në gjatësi e 17 centimetra në gjerësi, është hequr me sukses nga kaviteti torakal i një pacienti 23-vjeçar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me këtë rast, në “KosovaLive” ka qenë i ftuar mjeku Nazmi Kolgeci, i cili ka dhënë detaje për operacionin dhe gjendjen e pacientit.

Kolgeci ka treguar se ndërhyrja kirurgjikale ka zgjatur rreth katër deri në pesë orë dhe se ka qenë një intervenim i rrallë dhe mjaft sfidues.

“Tumoret e tilla janë shumë të rralla, jo vetëm tek ne. Për fat të mirë, nuk kemi pasur asnjë problem. Kemi filluar rreth orës 8, pra ka qenë rreth 4-5 orë intervenim kirurgjik. Ka qenë shumë sfidues, intervenim i rrallë. Pacienti është komplet stabil”, ka thënë Kolgeci në T7.

Ai ka theksuar përmasat e jashtëzakonshme të tumorit, duke e cilësuar rastin si veçanërisht serioz.

“10 centimetra është tumor shumë i madh, por kur merret parasysh se ky tumor është 27 centimetra dhe pesha e tij, bëhet fjalë për diçka jashtëzakonisht serioze”, ka deklaruar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 687)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 583)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com