DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mjet shpërthyes dhe mesazh kërcënues në derën e një banese në Pejë, evakuohen banorët

26 Qershor 2026
A A
Bastisje në disa lokacione nga Krimet Ekonomike për dallaveret me prona në Veternik e lokalitete tjera
Share on Facebook

Një rast i rëndë i kanosjes është raportuar në Pejë, ku në derën e një banese është gjetur një mjet shpërthyes dhe një mesazh kërcënues.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”, ndërsa viktima për momentin ndodhet jashtë vendit.

Burimet bëjnë të ditur se patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të ankesës dhe aty ka kontaktuar dëshmitarin.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, Policia ka konstatuar se në dorezën e derës së hyrjes së banesës së viktimës ishte vendosur një mjet shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese.

Për shkaqe sigurie, banorët e objektit janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërsa Policia ka siguruar perimetrin dhe vendin e ngjarjes deri në përfundimin e veprimeve nga njësitet kompetente.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësiti i hetimeve, Prokurori i Shtetit dhe njësitet e tjera relevante.

Njësiti për trajtimin e mjeteve eksplozive ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë largimin e mjetit shpërthyes.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”.

Nga ky rast nuk është lënduar asnjë person, ndërsa hetimet për identifikimin e të dyshuarit janë në vazhdim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 577)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 261)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com