DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

MKRS-ja thotë se do t’i përgjigjet me kallëzim penal, kallëzimit penal të Komunës së Prishtinës

9 Prill 2025
A A
MKRS-ja thotë se do t’i përgjigjet me kallëzim penal, kallëzimit penal të Komunës së Prishtinës
Share on Facebook

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se i konsideron të pabazuara dhe manipulative pretendimet e tij që qeverisja qendrore po i bllokon dhe ndalon projektet kapitale në këtë komunë.

Sipas MKRS-së, komuna e Prishtinës po tenton ta paraqesë zbatimin e ligjit si pengesë politike, por sipas tyre, është vet komuna ajo që ka vepruar dhe vazhdon të veprojë në kundërshtim me ligjin për trashëgiminë kulturore e ligjet e tjera, dhe sipas tyre, po e dëmton buxhetin e shteti dhe cenon interesin publik.

“Ministria e Kulturës, në vazhdimësi është sfiduar me veprimet e njëanshme të Komunës së Prishtinës, përkatësisht për projektin e sheshit ‘Xhorxh Bush’, atë të ‘Ishullit Urban’, Rrugës ‘Rexhep Luci’ dhe projektin te Rruga ‘Agim Ramadani’”.

“Veprimi i tyre i fundit, ngritja e kallëzimit penal ndaj inspektorit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, Pajtim Zogaj është formë e presionit ndaj zyrtarëve që zbatojnë ligjin, i pabazuar e tendencioz dhe ky veprim vjen pasi MKRS, me datën 2 prill 2025, ka dorëzuar kërkesën për fillim të hetimeve për fenomenin e ndërhyrjeve pa leje në zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore nga ana e Komunës së Prishtinës, ku kemi argumentuar shkeljet e rënda që janë bërë në këto projekte”, thuhet në reagim.

Më tej, MKRS-ja u shpreh se kallëzimi penal ndaj zyrtarit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore do t’i përgjigjen me kallëzim penal për kallëzim të rrejshëm.

“Ndërsa dorëheqja e drejtorit të ITK-së, Imer Hakaj nuk miratohet, kjo pasi gjithë puna e bërë deri tani është brenda mandatit të tij. Inspektorati ka vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe brenda autorizimeve ligjore”.

“Ne, konsiderojmë që veprimet e përsëritura, të qëllimshme dhe me paramendim të Komunës së Prishtinës, nuk paraqesin vetëm shkelje procedurale, por kemi dyshime të bazuara për keqpërdorim dhe dëmtim të buxhetit publik”.

“MKRS, po ashtu në muajin dhjetor 2024, ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi i njëjti ka lidhur kontratë mbi 6.5 milionë euro, pa leje sipas ligjit për trashëgimi, ka kryer afër 1.5 milionë euro pagesa të paligjshme, dhe ka kontraktuar punë në pronën e dhënë në shfrytëzim afatgjatë për ndërtimin e TOB”, thuhet tutje në reagim.

Në lidhje me këtë temë, ministria e Kulturës ka thirrur konferencë për media të enjten nga ora 11:00.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 544)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 514)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com