DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Molliqaj: Sa më e thellë kapja e shtetit, më shumë anti-UÇK po bëhet pushteti

28 Gusht 2025
A A
Molliqaj: Sa më e thellë kapja e shtetit, më shumë anti-UÇK po bëhet pushteti
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas një shkrimi të kryetarit të kuvendit, Dimal Bashës, që më 2012 e portretizonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë të lidhur me botën e krimit.

Molliqaj tha se lufta kundër UÇK-së s’ka vend në institucione dhe sipas tij, ky duhet të jetë minimumi i pajtimit shoqëror e politik.

“Nuk mund të jetë në krye të Kuvendit dikush që e sheh UÇK-në si organizatë kriminale të lidhur me trafik droge e armësh. Kjo është fyerje deri në poshtërim. Është luftë ndaj historisë, është sulm ndaj themeleve të lirisë”.

“Vërtet e pabesueshme! Cili është ky disponim? Nga buron? Çfarë zilie, çfarë urrejtje patologjike duhet të kesh me të pengu përpjekja për liri e popullit tënd?!”, shkroi Molliqaj.

Tutje, ai u shpreh se sa më e thellë të jetë kapja e shtetit, më shumë anti-UÇK po bëhet pushteti.

“Sepse kapja e shtetit kërkon servilë. Ky avaz duhet ndaluar. Lirinë e ruajmë, ndër të tjera, duke e mbrojtur UÇK-në. Prandaj, Dimali s’ka vend në institucione. Prandaj, ai duhet të largohet; më mirë tash se më vonë”, shkroi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 240)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com