Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkuar sot tek zyrat e VV-së për të dorëzuar siç thotë ai me ftu Vetëvendosjen në debat para zgjedhjeve.
Por në derë të zyrave të Vetëvendosjes ishin zyrtarët policorë e më pas ai nuk arriti të futet brenda zyrës.
Pas kësaj në deklarim për media ai tha se VV-ja i frikësohet vetëm PSD-së.
“Në vendet demokratike pushteti frikësohet nga opozita, ne kemi pas një praktikë ku opozita o frikësu nga pushteti por qysh e pat edhe sot ky rrugëtim i PSD-së për opozitë jo për pazare ia jep efektet e para.Na bllokuan hyrjen me polici.Kur kam qenë aktivistë në VV policia na nxirrnin zvarrë për shkak të aktivitete sot policia po përdoret me i pengu organizmet e opozitës.Nëse demokracia reduktohet në votë e procedurë ai bëhet tirani”,deklaroi Molliqaj.
Ai tha se kërkesa e VV-së për më shumë vota e shpërfaq dëshirën për më shumë pushtet e më pak debat.
“Skena të tilla si sot keni me pa edhe më shumë. VV i tutet veç PSD-së. Siç e patë edhe zyrtarët brenda që kenë u dridhshin, thu ti kush ka ardhë. PSD-ja ka ardhë, Dardani ka ardhë me media e veç një zarf në duar. I ftojmë në debat në cilindo vend me këdo prej neve. Le të bëhen gati me u dridhë nga debatet, sfidat, aksionet e protestave.”
